• |
ide | kryesore

SPAK kërkon arrestimin e deputetit Alqi Bllako/ Vjen reagimi i parë shterpë nga radhët e PS

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti socialist Erion Braçe zgjodhi të mos komentojë në lidhje me kërkesën e SPAK për të arrestuar kolegun e tij Alqi Bllako.

Teksa u pyet nga mediat, në hyrje të kryesisë së Kuvendit, Braçe tha se duhet që drejtësia të lihet të bëjë punën e saj.

Lexo më tej: SPAK pret fletë arrestet për deputetin Alqi Bllako dhe 20 zyrtarë 

Braçe se “komentet do ishin politike, ndaj nuk ia vlen të flasë”. Braçe shtoi se me çështjen duhet të merret drejtësia nga fillimi deri në fund dhe nëse ndërhyn prishet hetimi.

“Të merret drejtësia me çështjen nga fillimi deri në fund, të nxjerrë konkluzionet e veta, është e tepër të bëjmë ne komente. Po ndërhymë ne me komente prishet hetimi”, u shpreh Braçe.

Deputeti u pyet edhe nëse do të japë dorëheqjen Bllako?

“Komentet do jenë politike kështu që nuk ia vlen”, përfundoi ai.



1 Comment

  1. Keta jane deri ne fyt me mut . Jo qe nuk duhet te flasin por nuk duhet ta hapin gojen fare se ju del edhe nga andej mut . Politika ne teresi e ka çnderuar shtetin por keta mavite e kane kartanosur fare . Kjo fare e keqe ka nente vite qe e ka bere mutin mullar . Zgjidhja jane zgjedhjet . Zgjedhje te reja ose nje qeveri teknike per nje periudhe dy vjeçare ku te vendosen me pare rregullat e lojes dhe vendi te futet ne shina . Ndryshe skandalet nuk do te reshtin , hajnia do kthehet ne normalitet , kriminelet do marrin pushtetin dhe injoranca do komandoje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *