• |
ide | kryesore

SPAK pret fletë arrestet për deputetin Alqi Bllako dhe 20 zyrtarë

-Instant, Arkiva, Kryesore



Prokuroria speciale i ka kërkuar parlamentit miratimin e kërkesës për të arrestuar deputetin socialist Alqi Bllako për aferën e inceneratorëve. Po për të njëjtën cështje shtatë persona janë vënë në pranga, pesë janë shpallur në kërkim ndërsa tetë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga SPAK. deri më tani nën pranga janë vënë Pëllumb Abeshi, drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit, Azem Shatëri, drejtor i ndërmarrjes së Shërbimeve publike në Bashkinë e Fierit, Arenc Myrtezani, ish-administratori i inceneratorit të Fierit, Florian Muçaj anëtar i Komisionit të Prokurimit për incineratorin e Fierit dhe Erjon Murataj.

Lexo me tej:

Operacioni i SPAK/ Dalin emrat e plotë të personave për të cilët u lëshuan urdhër-arrestet

Për dy të tjere është dhënë masa ‘arrest shtëpie’. Ato janë Sabina Cenameri  ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit dhe Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionti, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Ndërsa për deputetit duhet të jepet miratimi i kuvendit.

“Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”,”- thuhet ndër të tjera në njoftim e prokurorisë speciale.

Gjithashtu, SPAK bën me dije se është vënë nën sekuestro apartamenti në Tiranë që rezulton të jetë në pronësi të Edmind Bllakos, babait të deputetit.

“Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit E. B., lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 99.48 m2, me adresë Tiranë, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro, që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Alqi Bllako në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë,”- thuhet më tej. 

Deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako nuk pranoi të përballej pak javë më parë me Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Ish sekretari i përgjithshëm në ministrinë e Lefter Kokës, që është akuzuar nga opozita se njësoj si padroni i vet u fut nga Rama në fushatën e 25 prillit për të financuar PS-në me paratë e inceneratorëve, ka përdorur justifikimin e ruajtjes së sekretit hetimor pasi, më parë është marrë në pyetje nga SPAK.

Pas refuzimit për të deponuar Partia Demokratike shpërndau një njoftim ku theksohej se përse Blllako refuzonte të përgjigjej. 

Sipas saj, Alqi Bllako refuzon të dëshmojë për tenderin 15 milionë euro për mbylljen e landfillit të Porto Romanos dhe ndërtimin e Eco Park në Durrës, i cili është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera. Ai refuzon të dëshmojë për presionin ndaj bashkisë Durrës që t’i dërgojë mbetjet në inceneratorin e Tiranës, që do t’i kushtojë qytetarëve durrsakë mbi 25 milionë euro. Ai refuzon të dëshmojë për pagën e të atit 10 mijë dollarë në muaj, në inceneratorin e Tiranës. Ai refuzon të dëshmojë nëse ai është pronar përfitues i kompanisë konçesionare të inceneratorit të Tiranës, i cili nëpërmjet babait të tij ka përfituar mbi 1250 mijë euro.

Po si qëndron në fakt e vërteta?

Lapsi.al ka hapur arkiavat për të parë të gjithë lidhjen e ish sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit me aferën e inceneratorëve .

Në fund të dhjetorit, pas arrestimit të Lefter Kokës shefja e LSI Monika Kryemadhi, publikoi një video ku shpjegohej se ai ka marrë rryshfet nga inceneratori i Tiranës, plot 125 mijë euro, duke e kamufluar këtë si pagë fiktive për të atin e tij, që rrezulton në borderotë e pagave të kësaj kompanie me një rrogë me 10 mijë dollarë në muaj. Pra aludimi i LSI-së ishte i qartë, në këmbim të nënshkrimeve dhe favoreve që djali ka bërë në detyrën e tij si funksionar publik, Bllakot, at e bir, kanë ngritur një skemë të kamufluar për të marrë ryshfet.

Deputeti i PS-së dhe ish bashkëpuntori i Lefter Kokës i ka mohuar gjithnjë këto akuza duke thënë se ai nuk është në konflikt interesi dhe e dyta se i ati i tij është paguar si një inxhinjer i thjeshtë për punën që ka bërë.

Një një sqarim publik të botuar dhjetorin e kaluar ai theksonte se nuk ka qenë në konfikt interesi pasi ai e kishte lënë detyrën rreth një muaj përpara 31 gushtit 2017, kur u shpall fituesi për impiantin e Tiranës. Edhe përpara kësaj date kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm, ai thekson se kurrë nuk ka qenë anëtar i asnjërit prej 3 komisioneve përgjegjëse për dhënien e 3 konçensioneve, për të cilat hidhen akuza.

Firmoset padia për inceneratorët: 7 vite burg për Kokën, Veliajn, Agaçin

Lapsi.al i ka krahasuar faktet e bëra deri më tani publike për të parë kush është më pranë të vërtetës, opozitarët që e akuzojnë, apo Bllako që thotë se ndaj tij po bëhet një hakmarrje personale.

Deri më tani në publik kanë dalë shumë dokumenta të korrespondencës midis ministrive për të ndihmuar proceduarat në favor të inceneratorëve dhe në to duket qartë se ndryshe nga ç’pretendon Bllako, ai është në brendësi të gjithë praktikave dhe dokumentat zyrtare siglohen për djeni të tij (poshte).

Por pika ku ai del më zbuluar se kurrë është një dokument ku i përgjigjet një shkrese të ish ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Duke qenë se Inceneratori i Tiranës do të grumbullonte mbetjet e qarkut të Tiranës, pra të Bashkive Tiranë, Vorë, Kavajë dhe Kamëz, ministri i financave i kërkon me shkrim homologut të tij të mjedisit, miratimin e këtyre institucioneve për të shkuar përpara me projektin (letra poshtë).

Por këtu ka një problem. Disa nga bashkitë kontrollohen nga opozita dhe dalin jashtë qerthullit të mbyllur të rilindjes. Dhe Alqi Bllako bën një manovër për ti lehtësuar punën e fitimit të tenderit inceneratorit. Ai i jep atributet e qarkut të Tiranës vetëm Erion Veliajt. Merr miratimin e tij dhe nuk i shkruan kryetarëve të bashkive, Kamëz, Kavajë dhe Vorë (Poshte). 

Fiks nje vit më pas inceneratori i Tiranës fillon të paguajë me 10 mijë dollarë në muaj si inxhirer babain e Alqi Bllakos. Në denoncimet e LSI-së aludohet se kjo është shuma e parave që u dha si rryshfet për të birin. Por, Alqi Bllako mbrohet duke thënë se i ati, Edmondi ,ishte një inxhinjer mekanik në pension që iu rikthye punës “Si inxhinier mekanik, i specializuar për industrinë është profesionist dhe sipërmarrës i mirënjohur në këtë fushë prej 31 vitesh. Im atë, ka lidhur një kontratë afatshkurtër me afat të përcaktuar, si përgjegjës për detajimin e projektit mekanik, pjesë kjo e projektit tërësor të zbatimit, projektim i ardhur nga një kompani ndërkombëtare” ka shkruar ai.

Por është e vështirë të besohet se një inxhnjer shqiptar të paguhet me 125 mijë euro për punën që bën sado e veçantë të jetë ajo. Aq më tepër që ky inxhinjer paguhet nga një kompani që ka përfituar nga nënshkrimet shtetërore të të birit. Akoma dhe më e dyshimtë bëhet e tëra kur mendon se Edmond Bllako është specialisti më i paguar në tërë borderonë e inceneratorit të Tiranës, ndonese kjo ndermarje punon ende si lanfild, para s’ka pasur nevoje per mekanike.

Andi Bushati: Shko në Spak t’i vësh kapak

I arrestuar për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët, deri më tani është ish-ministri Lefter Koka. Në kërkim janë shpallur tre biznesmenët Stela Gugallja, Mirel Mërtiri e Kliodian Zoto. Nga ana tjetër, SPAK ka marrë në pyetje për të njëjtën çështje edhe kryetarin e bashkisë së Fierit Armando Subashi. 

©Lapsi.al

 

 

 

 



24 Comments

  1. Alqiun per arrestin,
    kur e kane lajmeru,
    i shkreti ai..
    …ka nis me qa si gru!

    Tek une ne Kryeministri,
    shpejt e ka marre vrapin,
    ama une ne vesh i thashe,
    “Alqo, mos ma caj Trapin”

    E di ti historine me Nastradin,
    se si tha kur Kolera i zuri shtepin?
    “Larg nga bytha ime” Nastro tha,
    Fiks ate i thashe e une Alqos pra!

  2. Si gjithmone keto megaafra perfundoje me faktin qe fajtor eshte roja e objektit , pastruesja dhe nje pergjegjes dosido por asnjehere drejtuesit . Keshtu ndodhi me skandalin e uniformave ku ministri dhe sekretari i ministrise qe ishin strumbullari i asaj afere dolen te paster ndersa ca punonjes ministrie dolen se kishin ne dore mundesine te qarkullonin miliona euro pa dijenine e ministrit . A e beson kush ? A e beson kush qe “roja dhe pastruesja” te kene ne dore miliona euro dhe drejtori vetem çelsat e deres ?
    Keshtu po ndodh edhe me hiper aferen korruptive te inceneratoreve . Keta po e bejne si ajo historia e atij hajdutit te xhepave , qe kur e zune mat qe i kishte futur doren ne xhep nje fukarai filloi te justifikohej . Je goxha burre e duhet te kesh turp i thote fukarai . Turp te kesh ti qe nuk kishe asnje leke ne xhep , i pergjigjet hajduti . Keta te fusin duart ne xhep dhe fajtor mbetet viktima . Keshtu do ndodh me çdo afere tjeter derisa drejtesia te jete e kapur nga politika .
    Vjedhja e paster tek inceneratoret nuk ka te beje me Alqi Bllakon , as me Agaçin , e as me drejtore apo punonjes te nderyshe te administrates , biles as edhe Lefter Koka . Ideator dhe skenarist i ketij hiperskandali eshte ” ezmeri” i gjirokastres , regjizor dhe producent eshte i gjati ine , te tjeret jane ne role dytesore dhe terciale .
    Ose e thene vulgarshe , xhepisti ne kete rast eshte i gjati ine dhe ai qe gjen , ruan dhe huton prehen eshte
    ” ezmeri” i gjirokastres . Mbas tyre vijne me radhe nje sere ministrash te tipit Gjiknuri e Denaj , kryetar bashkish te tipit Lejfen , drejtora te tipit Agaçi e Bllakon etj , te parafundit jane punonjesit e administrates dhe ne fund koktuli Klodian Zoto , Mertiri dhe Gugallja . Beni nje pyetje vetes , a do realizohej ky film aventure nese nuk do te ishin ne loje skenaristi ezmer dhe regjizori xhepist ? A do firmoseshin katembedhjete apo shtatembedhjet dokumenta brenda dites , kur vetem per ti pregatitur duhen muaj te tere pune intensive , po te mos ishte regjizori dhe xhepisti Rama . Nese heqim skenaristin “ezmer” , heqim edhe regjizorin “xhepist , atehere ky film aventuresk nuk realizohet dot ? Prandaj i dashur frikacaku “SPAK” po do te besh drejtesi filloje nga ezmeri dhe xhepisti , po do te lozesh , atehere arresto edhe rojet e spitaleve dhe shkollave se ndoshta edhe ata jane fajtor .

  3. Mire gjithe ketij skandali , po keta vazhojne dhe e paguajne akoma kete klodian koklopen ?
    Ketu kane zhytur duart te gjithe qe ka pase mundesine me te vogel te fitimit . Sepse e gjitha kjo afere eshte 90% vjedhje dhe 10 % pune .

  4. E zgjith palloshi kete pune , fut ca puonjes me 300.000 leke rroge/muaj ne burg dhe mbyllet edhe ky skandal .
    Sepse te dashur Shqiptar ne kete vend fukarenjte kane miliarda dhe te pasurit asgje , punonjesit e thjeshte xhirojne miliona dhe ministri apo kryeministri nuk di gje , sepse ne kete vend bastardesh ujku ruan kopene nga lepujt . Jemi bere skandaloz ne gjithçka , saqe dhe sado anormalitet te kete ne po normale na duket . ne na duket normale dhe nuk na bene pershtypje edhe ngritja e çmimeve te ushqimeve dhe naftes ne hava .
    Sa eshte çmimi naftes sot? Po vaji , po mielli ? Sepse ne kete vend me rroga 300.000 lekshe çmimet jane dy here me te larta ne gjermani qe ka rroga 10 hetr me te larta . Keta jane aq te pafytyre sa qe na keshillojne te mos protestojme se i bejme qejfin putinit , te mos ulerijme edhe pse po hajme kazhik pas kamzhiku , te mos ngrem krye se palloshi po na zhdep ne dru per te miren tone . Por asnjehere nuk na thone se pse jane keto çmime skandaloze , kush eshte shkaktari i vertete? Ketyre plehravete politikes i duhet treguar vendi menjehere . Prandaj sot te gjithe ne shesh , me burra , gra , femij , pleq biles edhe patronazhist sepse edhe ata po vuajne si gjith te tjeret .Duhet ti themi stpo abuzimit dhe hajnise se politikaneve

  5. Me këtë vendim do anullohen konçensionet korruptive të djegësave dhe do kthehen të gjitha paratë mbrapsh?
    Apo do bëjnë nga 4 muaj shërbim për komunitetin dhe do i mbajnë paratë e vjedhura?
    Jo për gjë por ato para do vinin në ndihmë me këtë krizë energjitike që na ka dhuruar keqmenaxhimi kriminal i kësaj qeverie.

    Afërmendsh që përgjegjësia dhe pjesmarrja në krim shkon në nivele më të larta sesa Teri me Alqiun, në bankën e të akuzuarëve do duhej të ishin dhe Veliaj, Rama me Ahmetajn, i fundit desh dhe vdiq në aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut së bashku me Mërtirin që fshihet pas inceneratorëve. Por mesa duket duhen disa koka turku për të sfumuar dhe shfryre ndonjë pakënaqësi të mundshme në popullatë….

  6. Shikoni se çndodh , shikoni megaskandalet per te kuptuar pse çmimet ne kete vend fluturojne si rraketa kozmike

  7. Ambasada shef gje korrupsion ketu dhe minim te demokracise apo rilindja eshte pjelle e xha Sorres dhe nuk preket. Vetem ai qe eshte kundra perversiteteve te tija shpallet non grada se ashtu eshte nje pune.

  8. Zonje e nderuar Ambasadore e USA-s , sot eshte koha te tregoni se jeni vertete per drejtesine , per Shiptaret dhe prosperitetin e Shqiperise . Dilini hapur ne krah SPAK-ut dhe jepu kurajo dhe mbrojtje qe ti shkojne deri ne fund ketij skandali . Jepu mbeshtetje qe kryehorrat e qeverrise me korruptive ne bote te perfundojne pas hekurave .
    Si ç ke thene edhe vete , keta jane armiqt e vertete te USA-s . Demostroje dhe do jesh shume e nderuar per te gjithe Shqiptaret e ndershem !

  9. Kjo qeveri ka punuar si nje bande.S’ka lene gje pa bere duke e fundosur vendin ne borxhe te tmershme.Mjafton te hapesh tenderat dge koncesionet dhe do shohesh grupet kriminale me te gjithe fizionomine e pershkruar nga Fatos Lubonja
    (Ato katet mbi dhe nentoke politike,oligarke kriminele). Keta jane te papare,gjigande, kafja per keta eshye 20-35% e vleres se tenderit.

    1. Kjo vlera 20-35% e tenderit eshte ne rastin me te mire sepse arrine edhe ne 70 -80% .Ka raste sporadike qe paguhet vetem TVSH-ja dhe i gjithe tenderi vidhet . Di shume raste te tilla .

  10. Po Arben Ahmetaj kur e ka radhen e flete arrestit? Ky individ eshte strumbullari i gjithe koncensioneve e parave te pista ne kete vend. Pas tij vjen Erion Veliaj; qe te dy duhet te shkojne ne burg per deme te paimagjinueshme qe i kane shkaktuar vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *