• |
ide | kryesore

Alqi Bllako dorëzon mandatin e deputetit, Kuvendi anulon mbledhjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kuvendi anuloi mbledhjen e paralajmëruar për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.

Njoftim për media

Të nderuar kolegë,

Në mbështetje të Urdhërit nr. 24, datë 30.03.2022, të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla “Për anullimin e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin”, mbledhja e Këshillit nuk do të zhvillohet.

Deputeti Alqi Bllako ka depozituar në Kuvend deklaratën për heqjen dore nga madadti i deputetit me vullnet të lirë dhe për rrjedhojë Kuvendi nuk mund të vazhdojë procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.

Faleminderit!



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *