• |
ide | kryesore

Autorizimi për arrestimin e deputetit, Këshilli i Mandateve mblidhet në 18:00 për Alqi Bllakon

-Instant, Lajme, Të fundit
e-maile



Kryetarja e Kuvendit do të mbledhë në orën 18:00 Këshillin e Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako i akuzuar për aferën e incineratorit në Fier. Mbledhja u njoftua një ditë më parë nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Për mediet, kreu i grupit parlamentar të PS deklaroi se nuk gëzohet për fatin e kolegut,  por pranoi nga ana tjetër se Partia Socialiste nuk mund të bëhet mburojë e askujt.

“Procedura do të nisë pa vonesë” tha ai duke garantuar se PS nuk do të bëhet pengesë për autorizimin e Kuvendit për arrestimin e tij. Vetë Alqi Bllako deklaroi se do i dorëzojë sot mandatin si deputet kryetares së Kuvendit.

Sipas SPAK nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) ka favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë. Gjithashtu Bllako akuzohet edhe për procedurën e paligjshme të shpronësimit të pronës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *