• |
ide | kryesore

Banditët Talo Çela dhe Nuredin Dumani lajnë hesapet me Kallashnikov në Elbasan (FOTO&VIDEO)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kanë lënë pas shumë miq dhe shokë të vrarë përmes një historie grabitjesh që e trondit vendin rregullisht, por dy banditët Talo Çela dhe Nuredin Dumani kanë gjetur sërish terren të lirë për të provuar ta vrasin njëri-tjetrin.

Sërish në të njëjtën zonë, aty ku kanë ndodhur atentate dhe vrasje të tjera, të njëjtët personazhe kanë rikthyer sherrin e vjetër nën hundën e policisë.

Ende nuk është e qartë se çfarë ndodhi mbrëmjen e kësaj të marte në Elbasan, por kur policia raportoi për të shtëna me armë në fshatin Papër të Elbasanit, një makinë të goditur nga breshëritë e plumbave dhe brenda saj, një shishe benzinë, menjëherë u kuptua se ngjarja ndodhi në zonën e influencës së Talo Çelës.

I shumëkërkuar nga policia prej disa vitesh, por ende i lirë pranë shtëpisë së tij, Talo Çelës i faturojnë disa vrasje. Diku thonë se ka vrarë 4 persona, diku 5, ndërsa e sigurtë është se pas grabitjes në Rinas, ai u shndërrua një ndër personat më të rrezikshëm në Shqipëri.

Njësoj edhe për ish-mikun e tij, Nuredin Dumanin. Edhe ai me 6 apo 7 vrasje në dosjen kriminale, një kriminel po aq i rrezikshëm, me mision për të vrarë Talo Çelën.

Disa vite më parë, në të njëjtën zonë kishte vrarë vëllain e tij, Bujar Çelën.

Në listën e të vrarëve janë vëlleëzit, Besmir dhe Viktor Haxhia, Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Klevis Kapllani

Por megjithëse janë në top listën e personave të kërkuar, në vend të fshihen nga frika e policisë, kanë arritur ta gjejnë njëri-tjetrin.

Mendoni pak! E gjithë policia supozohet se i kërkon prej vitesh në çdo skutë. Por ndërkohë ata vazhdojnë vrasjet dhe grabitjet, konfliktohen me njëri-tjetrin, organizojnë vrasje të tjera sërish duke qenë në kërkim, arrijnë ta gjejnë njëri-tjetrin dhe të provojnë të vriten sërish.

Kulmi është që disa vite më parë, Talo Çela dha edhe një intervistë, ku tregonte se nuk kishte gisht në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, të cilët e kishin strehuar për t’iu fshehur.

Më inekzistente se kaq policia nuk mund të ishte. Më terren të lirë lirë se kaq, banditët nuk mund të kishin. Lajmi i mirë është se të paktën, njëri prej tyre, Nuredin Dumani më në fund u arrestua. Në kurriz ka një plumb nga përplasja me armë me Talo Çelën. Ky i fundit mbetet në arrati. Ashtu siç ka qenë prej vitesh./Lapsi.al

Video KËTU, kur Talo Çela jep intervistë nga arratia dhe flet për Nuredin Dumanin.



11 Comments

  1. Ka nje parim baze te shtetit ligjor qe quhet prezumimi i pafajsise dhe nje tjeter qe nuk ka denim pa vendim te nje gjykate te bazuar ne ligj! Nje individ qe akuzohet apo eshte ne kerkim per krime, kushdo qofte ai, edhe me maskarai, duhet te trajtohet sipas ligjit qe ndalon kategorikisht cdo lloj veprimi apo sjellje te shtetit ne forme denigruese! Sot, Drejtori i Policise shkelmoi edhe ate maske formale qe policia jone abuzuese kishte. Pa pike pergjegjshmerie, profesionalizmi apo morali. Cjane keta more kaq injorante? A jane vete apo i deh karrigia? E pabesueshme! Ti hapesh vendit edhe nje telash me shume ne rekordet e panumerta te organizmave te te drejtave te njeriut, UN, AI, apo CAT! Foto si te Abu Graib! Po pse? Per qef!!!!

  2. Ne shqiperi hasmi i gjen personst shume te kerkur ndersa posicia kurrsesi, policia i kap kur i ngelin ne dore, ne te gjitha rastet te plagosur e qe nuk mund te largohen ne drejtim te paditur.

  3. komedia që po dërdëllis Saliu si mbrojtje, është krejt një marrëzi që mund ta thonë vetëm regjimet komuniste, si ai i Enver Hoxhes që thosh se “presidentët në Amerikë i blen borgjezia”: “Non grata, thotë Saliu, nuk më ka nxjerrë Amerika, por miliarderi Soros”.Cfare ndryshimi ka krimineli salih karaxhic berisha nga keta dy kriminelet,kush e gjen do ti dhuroj nje Pras ne bythe nga ai i tritanit

  4. Shqiptaret jane “trima” vetem për lufte civile, ku më kryetrimat gjenden ne krahinën e kurveleshit ku buron dhe shpirti “komunist” i vllavrasjes.
    Flladin e ngrohte e te rehatshem te jugut e mbrojne kreshtat e larta te veriut, dhe nese ndonje ditë malet e veriut do te rrafshohen nga stuhite sllave , opingat e ishsigurimsave/patronazhisteve te jugut do lundronin ne mesdhe si leshterike qe si mban dot as toka e nenujit.

    1. Mund të ishte secili në rolin e Patrik Sadikajt, që është larguar me një left në Whatsapp, prej një zyrtareje që e quan veten si të madhe, siç thotë Gjekmarkaj, “vetëm se ka rregulluar flokët e doktorit”.

  5. Do bashkëpunoni me Berishën për presidentin e ri? Rama: Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vdekurit

  6. Shumica e Bordit të Censurës në Facebook ka lidhje me miliarderin e majtë George Soros – Judicial Watch

    Pretendimi i saj përforcohet nga fakti se kinezët ndaluan të gjitha udhëtimet nga Wuhan në pjesë të tjera të Kinës, por lejuan udhëtime të përhapura nga Wuhan në të gjitha vendet e tjera! Për fat të mirë, Trump ndaloi shpejt të gjitha udhëtimet në Kinë drejt dhe nga SHBA, duke shpëtuar dhjetëra mijra jetë. Është shumë ilustruese që kinezët, W.H.O. (një organizatë e OKB-së) dhe Demokratët e SHBA-së (shumë prej të cilëve po bëjnë presion për kufij të hapur dhe komunizëm) të gjithë e sulmuan Trumpin për këtë gje! Duhet të pyesni veten pse…

    Dhe sigurisht, të njëjtët demokratë e kanë përdorur në mënyrë të gabuar pandeminë në një përpjekje për të diskredituar Trumpin dhe axhendat e tij America first, duke e fajësuar gabimisht atë për të gjitha vdekjet dhe duke e përdorur atë për të shkaterruar ekonominë amerkane dhe për të justifikuar votimin universal me postë, që është subjekt i mashtrimit masiv. Axhendat nacionaliste të Trump janë antiteza e globalizmit, kështu që ata që shpresojnë të eliminojnë republikën kushtetuese amerikane dhe kapitalizmin e tregut të lirë në favor të një rendi te ri boteror, të përbërë nga një shtet autoritar komunist global, janë të dëshpëruar për ta hequr qafe Trampin.

  7. Ministrate e Brëndshëm të PD, që shkonin në Lazarat me “vizë” nga Sali Berishë, apo vjedhja e vërtetë e shekullit, afera CEZ-DIA, 21 Janari, Vjedhja katastrofale e rrugës së Kombit, që edhe sot taksa paguesit shqiptar vazhdojnë të paguajnë miliona euro, që kjo aferë të mbyllet, tjetërsim prone i dhëndrrit te Klubi Partizani dhe milionat e hedhur nga “non grata” Sali Berisha, pa dhënë asnjë shpjegim se ku merren këto para, sepse ngrehina Foltore nuk ka asnjë qindarkë fond nga buxheti i shtetit.

  8. Albanistani i rilindur!
    Bravo Taulant Palla, qe e degjenerove jo vetem Elbasanin me banda e droge por te gjithe vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *