• |
ide | kryesore

Foo Fighters anulojnë turneun pas vdekjes së Taylor Hawkins

-Instant, Paparazzi, Slider



Grupi , The Foo Fighters kanë deklaruar së fundmi se do të anulojnë turneun e tyre botëror pas vdekjes së bateristit, Taylor Hawkins.

 

“Me pikëllim të madh  ju njoftojmë që Foo Fighters konfirmon anulimin e të gjitha datave të turneut të ardhshëm pas ndarjes nga jeta   të vëllait tonë Taylor Hawkins”, shkroi grupi. “Na vjen keq dhe ndajmë zhgënjimin që nuk do ta shohim njëri-tjetrin siç ishte planifikuar. Në vend të kësaj, le ta kalojmë këtë kohë për të pikëlluar, për t’u shëruar, për t’i patur pranë njerëzit tanë të dashur dhe për të vlerësuar të gjithë muzikën dhe kujtimet që kemi bërë së bashku. Me dashuri, Foo Fighters.”

Hawkins,  u gjet pa ndjenja në dhomën e tij të hotelit përpara se grupi të planifikonte të luante një shfaqje në Bogota, Kolumbi, të premten. Nga atje, ata kishin planifikuar data në të gjithë Amerikën dhe Evropën.Sipas mediave, bateristi  ishte ankuar për dhimbje gjoksi përpara se të shkonte vetëm në dhomë. Autoritetet mjekësore në Kolumbi kanë deklaruar se muzikanti me sa duket kishte vuajtur nga një muskul i zmadhuar i zemrës, që mund të çonte në arrest kardiak, dhe gjithashtu thuhet se kishte 10 barna të ndryshme në sistemin e tij në kohën e vdekjes.Në fillim të këtij muaji, Foo Fighters u shpallën si interpretues në ndarjen e çmimeve Grammy 2022  në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *