• |
ide | kryesore

Forcat ruse sulmojnë Kryqin e Kuq në Mariupol

-Instant, Lajme, Planet



Forcat ruse kanë sulmuar Kryqin e Kuq në Mariupol. Kështu ka bërë të ditur Avokatja e  Popullit të Ukrainës, Lyudmyla Denisova, sipas The Guardian.

Ky është një tjetër krim lufte i ushtrisë ruse në përputhje me statutin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe një shkelje e rëndë e konventave të Gjenevës të vitit 1949. Deri më tani, të vetmit që sulmuan ndërtesat dhe automjetet e Kryqit të Kuq kanë qenë nazistët.

I bëj thirrje komunitetit botëror që të dënojë veprimet barbare të vendit pushtues dhe të marrë masa për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme në territorin e Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur”.

Qyteti-port i Mariupolit është i rrethuar nga forcat ruse dhe afër 160,000 civilë kanë mbetur të bllokuar, pa qasje në ujë të pijshëm, ushqim dhe furnizime të tjera thelbësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *