• |
ide | kryesore

FOTO/ Tronditet F1, komisari i pistës në Arabi mesazh makabër për Hamilton: “Të uroj një aksident si Grosjean”

-Instant, Sport



Formula 1 është tronditur nga një situatë e pazakontë. Në prag të GP në Arabinë Saudite, një komisar piste i anti-zjarrit kishte publikuar një postim tronditës në Twitter kundër Lewis Hamilton. “Uroj që të pësosh një aksident si Romain Grosjean në Bahrein”. Nuk është i qartë shkaku i këtij veprimi, që u raportua fillimisht nga gazeta britanike The Sun, por komisari u hoq menjëherë nga cirkuiti saudit. Ai vetë, më pas, i kërkoi falje pilotit anglez përsëri përmes Twitter dhe e fshiu postimin e shëmtuar.

Romain Grosjean mbeti i bllokuar në makinën e tij Haas që mori flakë gjatë GP në Bahrein më 20 nëntor 2020, duke pësuar djegie e dëmtime në të dy duart. Ky është episodi i fundit i një fundjave të komplikuar, që nisi me sulmin terrorist pak kilometra larg pistës, që kërcënoi seriozisht zhvillimin e garës për shkak të shqetësimeve të ekspertëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *