• |
ide | kryesore

Jake Paul ofron mundësinë e një ndeshje boksi mes Will Smith dhe Chris Rock

Arkiva



Promotori i boksit, Jake Paul, u ka ofruar aktorëve Will Smith dhe Chris Rock nga 15 milionë dollarë secilit për t’u ngjitur në ring dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet me një ndeshje boksi, pasi Smith goditi me shuplakë Rock në ceremoninë e çmimeve Oscar.

Smith u ngjit në skenë mbrëmjen e të dielës, duke goditur në fytyrë prezantuesin e ceremonisë, për shkak se ai bëri një shaka për prerjen e flokëve të bashkëshortes së tij, Jada Pinkett Smith, e cila në fakt, vuan nga një sëmundje që i ka shkaktuar rënie të flokëve. “Kam gati 15 milionë dollarë për Will Smith dhe 15 milionë dollarë për Chris Rock”, shkroi Pail në Twitter. “Le ta bëjmë në gusht, nën mbikëqyrjen time”.

Pas incidentit që shkaktoi një valë të madhe reagimesh në të gjithë botën, Rock nuk pranoi të kallëzonte në polici Smith, i cili po atë natë fitoi edhe një çmim Oscar si aktori më i mirë protagonist, por Akademia e dënoi veprimin. Një ditë më pas, Will Smith kërkoi falje publikisht për veprimin e tij.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *