• |
ide | kryesore

Jim Carrey: Do e padisja Will Smith për 200 milionë dollarë nëse do më godiste

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur Jim Carrey  deklaroi së fundmi se do të kishte pasur një reagim shumë më ndryshe se Chris Rock, nëse do të ishte ai që u godit nga Will Smith në Oscars 2022.

Duke folur për Gayle King të CBS News , aktori tha se do të kishte ngritur menjëherë një padi kundër Will.

“Unë do të kisha njoftuar këtë mëngjes se po padis Will-in për 200 milionë dollarë. Sepse ajo video do të jetë atje përgjithmonë. Do të jetë kudo. Kjo fyerje do të zgjasë shumë”, u shpreh Carrey.

Aktori i “Dumb & Dumber” vazhdoi duke thënë se ishte gjithashtu   aq i tmerruar nga reagimi në dukje pozitiv i audiencës ndaj shuplakës.

“Më erdhi për të vjellur nga  reagimet e audiencëa”, rrëfeu  ai. “Ndihesha sikur Hollivudi është thjesht pa kurriz në masë. Dhe me të vërtetë ndjehej sikur ky është një tregues vërtet i qartë se ne nuk jemi më klubi i mirë.”

Jim argumentoi se incidenti “i zbehte momentet e shkëlqyera të të gjithëve”, veçanërisht atyre që “punuan shumë shumë” për të arritur më në fund  me një fitore në shtëpi.Siç ishte raportuar më parë nga Page Six, Smith u ngjit në skenë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të së dielës dhe goditi Rock në fytyrë për shkak të një batute që bëri për Jada Pinkett Smithe cila vuan nga alopecia.Më pas aktori u kthye në vendin e tij dhe i bërtiti komedianit: “Mbaje emrin e gruas sime nga goja jote e ndyrë”.Ngjarja po hetohet nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit./Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *