• |
ide | kryesore

Komshinjtë e Nuredin Dumanit tregojnë tmerrin e përjetuar gjatë arrestimit: Ishte terror, u blindua zona me snajpera

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestimi për të shumëkërkuarin Nuredin Dumani mbrëmjen e djeshme në Fier ka shkaktuar panik për banorët e zonës.

Ndërsa përplasja me armë me Talo Çelën e la Dumanin të plagosur, forcat e policisë ndërhynë ashpër në Fier, në një banesë që kishte marrë me qira i shumëkërkuari. Sipas deklaratave të komshinjve të Dumanit, paniku gjatë operacionit të policisë ishte i madh.

“Kishim frikë! Ishim në gjumë kur dëgjuam zhurmë. Katalizmo ishte. Unë tani e mora vesh që ishte një person që kishte ardhur nga Elbasani. Ky pallat është i banuar me qiraxhinj dhe me familjarë. Shumë keq e përjetuam, komplet pallati ishte në terror. Nuk dinim çfarë ndodhte, nuk dinim çfarë bëheshe. Ne e dinim që në atë banesë jetonte një italian”, tha një banore e pallatit.

“Iku para një jave po nxirrnin rrobat përjashta, dhe ka ardhur tjetër. Para 4 ditësh trokita sepse po bënin shumë zhurmë sepse unë jam poshtë tyre. Më thanë po nëna, poir bën zhurmë ai lart. Mbrëmë tmerr deri në 5 të mëngjesit, bënin zhurmë. Ishte policia i thoshte hap derën, me shkelma dera, pastaj rreth e qark kishte polici, me drone me snajper, panik i paparë dhe nuk dinim cfarë të bënim dhe cfarë po ndodhte”, u shpreh fqinja e Dumani për televizionin Fax News.

Pas prangosjes Dumani është dërguar për mjekim në spitalin Rajonal të Fierit, dhe më pas drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë ku po merr mjekim për shkak se është i plagosur.

Lexo më tej: Banditët Talo Çela dhe Nuredin Dumani lajnë hesapet me Kallashnikov në Elbasan (FOTO&VIDEO) 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *