• |
ide | kryesore

Lindita Nikolla tregon se pse e anuloi ballafaqimin mes Alqi Bllakos dhe prokurorëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike akuzoi kryetaren e Parlamentit sot se me anulimin e Këshillit të Mandateve kishte cënuar hetimin për ish-deputetin Alqi Bllako. Sipas Alibeajt deputetët dhe publiku duhej të shihte sot Bllakon dhe prokurorët në ballafaqim, njësoj si disa vite më parë, Saimir Tahirin.

Por Nikolla thotë se mandati i Alqi Bllakos quhet i përfunduar për shkak të heqjes dorë nga ana e këtji të fundit. Ajo thekson se në këto kushte, sipas rregullores së Kuvendit, kërkesa e SPAK nuk është më objekt i shqyrtimit nga Kuvendi.

“Z. Alqi Bllako për të cilin është kërkuar dhënia e autorizimit për arrestim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur në Kuvend deklaratën se me dijeni dhe vullnet të plotë dorëzon mandatin e deputetit nëpërmjet heqjes dorës nga ky mandat. Referuar nenit 71, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës, mandati i deputetit z.Alqi Bllako, mbaron për arsye të heqjes dorë nga mandati.

Në këto kushte, sipas rregullores së Kuvendit, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është më objekt i shqyrtimit nga Kuvendi.

Sa më sipër, është anuluar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, njoftuar për datën 30.03.2022, ora 18:00.

Çështja për të cilën ju kërkoni mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk ekziston më. Për rrjedhojë Kuvendi nuk mund të vazhdojë procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.



2 Comments

  1. Letra e doteheqies i eshte derguar Kuvendit dhe jo Lindites. Sibebtille duhet te lexohet ne Kuvend, ne seance plenare qe te kete efekt. Deklarate e kryetarit te Kuvendit deshmon qe jo nga padija por me vullnet te plote bete ajo ka dhunuar kushtetuten dhe kryer nje sere krimesh sipas Kodit Penal duke i atribuuar vetes funksione dhe diskrecion qe ibtakon Kuvendit. SPAK nuk mund te arrestoje nje deputet nese nuk ka dhene autorizim me shkrim KUVENDI ose nese vullneti per te hequr dore prej mandatit ne formen e leterdorheqjes nuk kumtohet, pra lexohet para antareve te Kuvendit. Zonja eshte keqkeshilluar dhe mund te linde pergjegjesi penale ndaj saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *