• |
ide | kryesore

Mbledhja e grupit të PD, Berisha: Do të jem i pari që do të marr pjesë, ne s’jemi të ndarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se do të jetë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Në një deklaratë për mediat para selisë blu, ai tha se nuk i ka ardhur ftesë për mbledhjen, por është njoftuar nga kolegët dhe do të marrë pjesë në mbledhje.

Berisha shprehet se ata nuk janë një grup parlamentar i ndarë.

Pyetje: Zoti Alibeaj ka pranuar që në mbledhje të grupit të jenë edhe të përjashtuarit, por jo Sali Berisha?

Sali Berisha: I pari që do të jetë në atë mbledhje është Sali Berisha. Sali Berisha ka një detyrim madhor absolut nga Kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmuar me referendumin e 18 dhjetorit dhe me zgjedhjet e 6 marsit. Nuk e di nëse zoti Alibeaj të jetë shprehur kështu dhe nëse ju ka autorizuar ju.

Pyetje: A keni pasur komunikim me kreun e grupit parlamentar për mbledhje të përbashkët?

Sali Berisha: Jo, nuk ka grup të ndarë, ka një grup parlamentar, e kam theksuar dhe e theksoj edhe njëherë se e ndani ju, ai nuk është i ndarë.

Pyetje: A ju ka ardhur njoftim për mbledhje?

Sali Berisha: Më kanë njoftuar kolegët e mi se ka mbledhje dhe unë do të shkoj, normale.



6 Comments

  1. sigurisht qe s’jeni te ndare,,Deshet te luanit nje film me Lyl Bashen per ti krijuar SHBA ve idene se jeni distancuar nga njeri tjetri po askush nuk e hengri ate loje aq me teper SHBA qe te ka damkosur si NON GRATA dhe do jesh i tille deri diten qe do ngresh bokshet nga kjo bote o felliqsire vucidoli Do ngelesh komunist dhe sekretar partie deri ne fund

    1. O fis kurvash, a nuk i sheh komunistët në pushtet?, po mami kurva nuk të ka folur për komunizmin?

  2. Mund të ishte secili në rolin e Patrik Sadikajt, që është larguar me një left në Whatsapp, prej një zyrtareje që e quan veten si të madhe, siç thotë Gjekmarkaj, “vetëm se ka rregulluar flokët e doktorit”.

  3. Politikan karagjoz deri dje ishin me hunj ne dore duke ja thyer kokat njeri tjetrit e sot thote qe ishim me lule!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *