• |
ide | kryesore

Me plumb në shtyllën kurrizore, zbulohen detaje nga gjendja shëndetësore e Nuredin Dumanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohen të nga gjendja shëndetësore e Nuredin Dumanit, person i shumëkërkuar nga policia për disa ngjarje kriminale. Ai u arrestua gjatë natës në një aksion blic në Fier, ku edhe u gjet i plagosur.

Nga përplasja me Talo Çelën, Dumanit një plumb i kishte mbetur në shtyllën kurrizore, i cili sipas bluzave të bardha të Fierit ishte e vështirë që të hiqej aty. Po ashtu mësohet se Dumani ka pasur edhe një tjetër goditje, por që e ka kapur shkaras duke i gërvishtur vetëm pjesën e lëkurës.

Lexo më tej: Banditët Talo Çela dhe Nuredin Dumani lajnë hesapet me Kallashnikov në Elbasan (FOTO&VIDEO) 

Dumani ka qenë shumë i qetë dhe nuk ka thënë asnjë fjalë, madje nuk është ankuar as nga dhimbjet që mund t’i shkaktonte plaga. Kanë qenë pikërisht mjekët ata që vendosën që i plagosuri kishte nevojë për ndërhyrje neurokirurgjikale të specializuar në Tiranë. Ai u transportua me një ambulancë, ndërsa pas saj udhëtonin dy furgona të RENEA-s.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *