• |
ide | kryesore

Nuk lejoi gratë në stadium kundër Libanit: Irani rrezikon përjashtimin nga Botërori

-Instant, Sport



Irani rrezikon përjashtimin nga Botërori 2022, ku u rendit i dyti në grupin A të kualifikueseve aziatike. Në fakt, në ndeshjen kundër Libanit, që u luajt në Mashad, dy mijë tifoze që kishin blerë rregullisht bileta nuk u lejuan të hynin në stadium. Guvernatori Mohsen Davari kërkoi falje për atë që kishte ndodhur, por për këtë rast ka ndërhyrë vetë presidenti iranian Ebrahim Raisi, i cili urdhëroi Ministrinë e Brendshme të hetojë. Në shtator 2019, FIFA i kishte dhënë një ultimatum Iranit në lidhje me praninë e femrave në stadiume, duke kërcënuar se do të përjashtonte kombëtaren iraniane nga garat ndërkombëtare, nëse ato nuk lejoheshin.

Një hap vendimtar mbrapa për sa i përket të drejtave, në kohën kur në janar, me rastin e ndeshjes kundër Irakut, iu dha drita jeshile prezencës femërore, ndonëse në numër të kufizuar, në shkallët e tribunave. FIFA monitoron situatën dhe nuk përjashtohen vendime drastike si përjashtimi nga Botërori i ardhshëm.

Lajmi u dha nga transmetuesi shtetëror Irib: “Rreth dy mijë gra me biletë të rregullt për ndeshjen e Stadiumit Imam Reza ishin të pranishme në perimetrin e impiantit, por ato nuk u lejuan të futeshin. Për ndeshjen ishin shitur 12.500 bileta, nga të cilat dy mijë për tifozet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *