• |
ide | kryesore

Nuredin Dumani niset me urgjencë nga Fieri në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I shumëkërkuari i policisë Nuredin Dumani, i cili u arrestua i plagosur në Fier është nisur nga spitali i këtij qyteti drejt Tiranës. Ai është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie pasi duhet t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë.

Burimet e lapsi.al thanë se Dumani ka marrë një plumb në shpatull në atentatin e Elbasanit i cili ka qenë i vështirë të hiqej në Fier. Ai u vu në pranga në një banesë afër spitalit të Fierit, ku ai ishte duke marrë mjekim.

Në momentin e arrestimi, ai nuk ka bërë rezistencë. Ai ishte në kërkim për një sërë vrasjesh në Elbasan, Durrës dhe Rrogozhinë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *