• |
ide | kryesore

Po i krijohet grup parlamentar në burg, si e nxehën gazetarët Edi Ramën (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komunikimi i Edi Ramës me gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së nuk ishte i qetë. Nervozizmi i kryeministrit vihej re teksa nisën pyetjet se si është e mundur që një tjetër njeri nga radhët e tij përfundon në burg, ndërkohë që ai vetë refuzon ta pranojë se në fakt çështja e inceneratorëve është një aferë korruptive.

Ironia e gazetares Ambrozia Meta se kryeministrit po i formohet një grup i ri parlamentar brenda qelive, e nxehu akoma më tej Edi Ramën, aq sa me arrogancën që e karakterizon i tha asaj se nuk do t’i përgjigjet për 60 ditë. Kjo nuk është hera e parë që kryeministri përplaset me gazetarët.

E sotmja ishte e radhës kur ai është gjendur ngushtë për të mbuluar korrupsionin qeveritar dhe një tjetër njeri të tij që pritet të përfundojë në qeli. Fotot më poshtë të shkrepura pikërisht në momentin kur Rama u iku gazetarëve flasin më shumë se çdo fjalë tjetër për gjendjen e kryeminstrit sot. Justifikimi bajat se përgjegjësia është personale dhe se ai nuk ka dijeni fare për cfarë bëjnë të emëruarit e tij, nuk bind më askënd. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. E forte kjo Ambrozia. Keshtu duhen gazetaret. Drejt e ne teme aty ku te dhemb me shume pa tu dridhur qerpiku. Eshte edhe dhunti dhe shumica nuk e kan.

    1. Besoj se Rama është i vetmi kryeministër në botë që deklaron se jam krenar që qeveria ime ka vjedhur …………..vetëm 100 milionë euro e jo 430 milionë sa e akuzojnë

  2. Te shkoje sa me shpejt qe populli mos te degjoje derdellitjet qe I dalin nga avujt e droges!!!Sa me shpejt !!!👎👎 thotë:

    Per 60 dite dhe ai do te jete ne burg ….Do te udheheqi grupin parlamentar atje bashke me madamen e Surrelit!

  3. Shumica e Bordit të Censurës në Facebook ka lidhje me miliarderin e majtë George Soros – Judicial Watch

    Pretendimi i saj përforcohet nga fakti se kinezët ndaluan të gjitha udhëtimet nga Wuhan në pjesë të tjera të Kinës, por lejuan udhëtime të përhapura nga Wuhan në të gjitha vendet e tjera! Për fat të mirë, Trump ndaloi shpejt të gjitha udhëtimet në Kinë drejt dhe nga SHBA, duke shpëtuar dhjetëra mijra jetë. Është shumë ilustruese që kinezët, W.H.O. (një organizatë e OKB-së) dhe Demokratët e SHBA-së (shumë prej të cilëve po bëjnë presion për kufij të hapur dhe komunizëm) të gjithë e sulmuan Trumpin për këtë gje! Duhet të pyesni veten pse…

    Dhe sigurisht, të njëjtët demokratë e kanë përdorur në mënyrë të gabuar pandeminë në një përpjekje për të diskredituar Trumpin dhe axhendat e tij America first, duke e fajësuar gabimisht atë për të gjitha vdekjet dhe duke e përdorur atë për të shkaterruar ekonominë amerkane dhe për të justifikuar votimin universal me postë, që është subjekt i mashtrimit masiv. Axhendat nacionaliste të Trump janë antiteza e globalizmit, kështu që ata që shpresojnë të eliminojnë republikën kushtetuese amerikane dhe kapitalizmin e tregut të lirë në favor të një rendi te ri boteror, të përbërë nga një shtet autoritar komunist global, janë të dëshpëruar për ta hequr qafe Trampin.

  4. Te lutemi ti shko het deri ne fund! Po roli i Ed hajdutit kush ka qene? Nuk keni pare gje akoma!!!Shpresa eshte shume e gjalle tani!Ramashtejn dhe Madame Linda se shpejti do te nisem te jetojne ne bodrumin e tutorit te tyre me miliarda te vjed thotë:

    E drejte si drita e duelli te!!!Vonon por nuk harron!!!

  5. BRAVO, TE LUMTE, Zj. Ambrosia vure KO gazetare, opinionist, filozofe, analiste drejtues prog. Te gjithe keta LEGENA, SERVILA, TE SHITUR qe nuk njohin NDER, DINJITET e PROFESSIONALIZEM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *