• |
ide | kryesore

Scott Discik reagon ndaj dëshirës së Kourtney dhe reperit për të patur një fëmijë

-Instant, Paparazzi, Slider



Scott Discik  ka reaguar së fundmi ndaj lajmit se Kourtney dhe Travis Barker duan të zgjerojnë familjen e tyre.

Një burim  tregoi së fundmi për ‘ET’ se ish partneri i Kourtney, Scott , “nuk i pëlqen kjo ide”.

“Kourtney dhe Travis duan të kenë një fëmijë të tyre së bashku. Është shumë e rëndësishme  dhe emocionuese  për ta. Scott nuk i pëlqen ideja që Kourtney dhe Travis të rrisin familjen e tyre, por pjesa tjetër e familjes është shumë mbështetëse,” u shpreh burimi.

Kardashian ndan, Mason, 12, Penelope, 9 dhe Reign, 7 me Disick. Ndërkohë, Barker ka dy fëmijë të tij – Landon, 18, dhe Alabama, 16, nga martesa e tij me Shanna Moakler.

“Fëmijët e Kourtney dhe Travis shkojnë mirë. Në përgjithësi,kanë një marrëdhënie të shëndetshme,” vazhdoi burimi. “Kourtney dhe Travis po planifikojnë të martohen së shpejti dhe dasma do të jetë intime”.

Lajmi për planet e dyshes vjen vetëm disa ditë pasi atamorën pjesë së bashku në Oscar 2022.Ajo iu bashkua të fejuarit të saj, i cili po performonte në shfaqjen e 94-të vjetore, në tapetin e kuq në Teatrin Dolby në Los Angeles të dielën, duke shënuar tapetin e parë të kuq të çiftit që kanë pozuar së bashku që nga fejesa në tetor 2021./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *