• |
ide | kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Bllakos/ Edhe Manja e braktis: Përgjegjësia është individuale, vendos drejtësia

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i pyetur nëse Partia Socialiste duhet të mbajë përgjegjësi për faktin se një deputet i tyre, Alqi Bllako, i është lëshuar urdhër arresti nga SPAK tha se përgjegjësia është individuale. Manja nuk pranoi të komentojë gjatë, ndërsa theksoi se është një çështje që i takon drejtësisë.

“Është i qartë qëndrimi ynë . Çështje e drejtësisë janë të saj. Kushdo që shkel ligjin është përgjegjësi individuale. PS është lokomotiva e qeverisjes. Që është votuar nga 800 mijë shqiptarë.” tha ministri Manja.
Kujtojmë që sot në orën 18:00 do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako, i akuzuar për aferën e incineratorit në Fier.



4 Comments

  1. PS eshte lokomotiva e droges , krimit dhe korrupsionet.
    Kur Nje hajdut bie me qindra ngrihen!
    E pandlashme!

  2. komedia që po dërdëllis Saliu si mbrojtje, është krejt një marrëzi që mund ta thonë vetëm regjimet komuniste, si ai i Enver Hoxhes që thosh se “presidentët në Amerikë i blen borgjezia”: “Non grata, thotë Saliu, nuk më ka nxjerrë Amerika, por miliarderi Soros”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *