• |
ide | kryesore

Alibeaj: Bashkimi i demokratëve nuk bëhet me pushtim selie siç bëri Berisha sot

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj deklaroi pas mbledhjes së grupit që ka zgjatur më pak se një orë se hapi i parë drejt bashkimit të demokratëve është ndërprerja e gjuhës linçuese dhe e proceseve paralele nga grupi i rithemelimit.

“Sinjalet nuk mund të jepen duke pushuar selinë, duke ardhur në mënyrë të dhunshme si Berisha. Ka një vendim të parlamentit, i cili ka konstituar cili është grupi parlamentar i PD, Berisha nuk është pjesë.

Për të gjetur gjuhën e përbashkët, ca akte të rëndësishme që të perceptohen nga njerëzit, ndërprerja e gjuhës linçuese, proceset paralele që zhvillohen për të thelluar ndasinë nuk japin sinjale bashkimi. Të ndërpritet kjo gjuhë dhe këto sinjale të njëanshme që demokratët në bazë të bashkohen. Ky është hapi i parë drejt bashkimit.

E rëndësishme është që të kemi të bashkuar, por mbi të gjitha të jemi fitues. Ka diçka të rëndësishme, ashtu si Basha mori pasojat e veta me dorëheqjen e vjet, duhet të ndodhë me simetrikë logjike, si një sinjal i fortë bashkimi. Ndërkohë, unë besoj se kemi detyrë dhe pa u lodhur që ta kërkojë diçka e më tepër, njerëzve të vuajtur, të sakrificës. Ndërkohë ne të bëjmë këtë tollovi, Edi Rama fërkon barkun.”, tha Alibeaj.



5 Comments

  1. largouni nga partia dhe merr fund cdo gje. AI po te kishte ndermend te ikte kishte ikur dhe ju kishte lene te qeverisnit me ramen.
    Fituesi eshte fitues. Kaq mbyllet muhabeti.

    1. Pa problem, durim deri ne 30 Prill, pastaj?! Pastaj s’ka me, kete e dine fare mire legenat e shitur, KAQ!

  2. Pas bashes “demokrati” me I shitur e servil i Juri Kim eshte Alibej, e do me pa tjeter kryetarllekun e PD per t’ja dorzuar me pas Budallait Basha. Alibej efendi vetem VOTA vendos. Thuaji Jurit se demokratet è vertete e duan Berishen. Ju tradhetare è keni vendin buze Lanes. Che deficienti ché siete.

  3. Pakenaqesia e Alibeut ne media pas mbedhjes se grupit tregon se kane kuptuar qe edhe brenda grupit parlamentar jane minorance.

    Kete Basha e dinte, ndaj nuk mori pjese dhe ne takimet ne veri njoftoi krijimin e nje partie te re “liberale e proamerikane”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *