• |
ide | kryesore

Berisha për zgjedhjen e Presidentit: PS do të dështojë me blerjen e deputetëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Sali Berisha duke folur për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit është ndalur sërish tek mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, duke thënë se ky grup do të ketë mbledhje të tjera ku ai do të jetë i pranishëm.

Për sa i përket kundërshtive nga deputetët e PD-së, Berisha u shpreh se diversiteti e bën më demokratik procesin e ribashkimit.

“Propozimet e opozitës do jetë t’i pres biletën kësaj qeverie në arkivat e historisë. Kjo ishte mbledhje normale. Ideja jonë është bashkimi në diversitet. Kapërcimi po ecën shumë mirë. Përgëzoj aktivistë që janë angazhuar në këtë proces” tha Berisha.

I pyetur për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, Berisha u shpreh se nëse PS deklaron se nuk e njeh “Rithemelimin”, do të thotë që po tenton të blejë deputetë.

“Kanë nisur punën për të blerë deputetë. Do të dështojnë me turp. Po nuk njohën grupin dhe vazhdojnë blerjen do dështojnë me turp të madh” tha ish-kryeministri.



3 Comments

  1. “”” diversiteti e bën më demokratik procesin e ribashkimit. ”” , Por une jam i pari. Per kete pike nuk ka diversitet.

  2. Ministrate e Brëndshëm të PD, që shkonin në Lazarat me “vizë” nga Sali Berishë, apo vjedhja e vërtetë e shekullit, afera CEZ-DIA, 21 Janari, Vjedhja katastrofale e rrugës së Kombit, që edhe sot taksa paguesit shqiptar vazhdojnë të paguajnë miliona euro, që kjo aferë të mbyllet, tjetërsim prone i dhëndrrit te Klubi Partizani dhe milionat e hedhur nga “non grata” Sali Berisha, pa dhënë asnjë shpjegim se ku merren këto para, sepse ngrehina Foltore nuk ka asnjë qindarkë fond nga buxheti i shtetit.Nuk e harron dot blerjen e gjashte deputeteve te ps salihu kujton se te gjithe bejne si ky kryekrimineli shpellkar salih karaxhic berisha,o qeni salih 74 vota i ka pse duhet ti bleje o loqja e majte e enverit

  3. PS ka mbeshtetjen e shumices se popullit dhe nuk ka nevoje te bleje vota Ti ke blere vota me para gjaku te vjedhura dhe duke futur vota te te vdekurve dhe te larguarve nga Shqiperia per te fituar po ke marre karin ne goje o maloj i ndyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *