• |
ide | kryesore

Bie nga ndërtesa dy katëshe ndërsa punonte, plagoset 40-vjeçari në Korçë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 40-vjeçar ka rënë nga një ndërtesë dykatëshe ndërsa ishte duke punuar.

Policia bën me dije se si pasojë e rënies është lënduar shtetasi K. H., banues në Korçë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 31.03.2022, në fshatin Dhërmi, Himarë, duke punuar, ka rënë nga një objekt dykatësh, shtetasi K. H., 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *