• |
ide | kryesore

“Do të na ndihmojë, por duhet të adaptohet”: Busquets zbulon prapaskenat, ja kush e donte Kessie te Barcelona

-Instant, Sport



Nuk ka ende ndonjë njoftim zyrtar, por gjithçka është e bërë për kalimin e Frank Kessie te Barcelona. E nëse dikush ka ende dyshime, Sergio Busquets është kujdesur për të konfirmuar goditjen e fortë të katalanasve në merkato. “Ai duhet të përshtatet me lojën e Xavit, që e ka parë dhe dha ok për transferimin e tij – shpjegoi mesfushori blaugrana për programin Tù Diràs –. Jam i lumtur që Barça po e merr veten, që lojtarët zgjedhin të vijnë tek ne”.

“E kam parë Kessie duke luajtur – shtoi Busquets, duke përsëritur konceptin dhe duke vlerësuar cilësitë e mesfushorit të Bregut të Fildishtë që mbërrin në Barcelonë në qershor -. Ai është fizikisht i fortë, humbet pak topa, di të vendoset, e mban topin mirë. Jam i sigurt se do të bëjë mirë, do të na ndihmojë”. Deklarata që lënë pak vend për interpretim dhe konfirmojnë transferimin në Spanjë të mesfushorit të Milan, me parametër zero.

Por Kessie nuk do të jetë goditja e vetme e Barçës për t’u rikthyer në majë. “Unë mendoj se po ndërtohet diçka e madhe – shpjegoi Busquets -. Nëse ekonomia e lejon, ne mund të bëjmë blerje të mira për të kompletuar këtë ekip që e kemi planifikuar mjaft mirë: ka shumë të rinj që kanë një nivel të lartë”. “Mendoj se mungojnë lojtarë që bëjnë diferencën në sulm, që është ajo për të cilën është krijuar futbolli sot, për të bërë gola dhe për të luftuar”, shtoi ai. “Nuk e di nëse Xavi, presidenti dhe drejtuesit po mendojnë për një goditje të madhe, por e di që ne do të jemi aty ku klubi meriton të luftojë për të fituar gjithçka”, shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *