• |
ide | kryesore

Erdogan: Turqia e gatshme të veprojë si një vend garantues për Ukrainën

-Instant, Lajme, Planet



Turqia është e gatshme, në parim, që të veprojë si një vend garantues për Ukrainën, sipas një deklaratë të presidentit turk Tajip Erdogan, shkruan skynews.

Erdogan tha se detajet duhet të diskutohen duke shtuar se vendimi i Moskës për të reduktuar disa nga operacionet e saj pranë Kievit dhe Chernihiv ishte “me të vërtetë i rëndësishëm”. Turqia, anëtare e NATO-s, e cila ka marrëdhënie të mira me të dyja vendet, ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi.

Turqia priti negociatorët e të dyjave palëve për bisedimet e para ballë për ballë gjatë kësaj jave.

“Për sa i përket çështjes së garancisë, ne mund të jemi një nga vendet që garanton sigurinë e Ukrainës, por sigurisht që detajet  duhet të disktuohen”, shtoi ai.



1 Comment

  1. Britania e ka shpallur mes rreshtash ne media se do te jete garancia e Ukraines pas luftes.

    Elozhet e Zelenskit per Kryeministrin britanik dhe ndihmen e madhe te tij per Ukrainen ne kete lufte flet per kete fakt.

    Me sa shihet, historia e administrimit te Kosoves pas luftes atje do te perseritet ne Ukraine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *