• |
ide | kryesore

FOTO/ Momenti i arrestimit të zyrtarëve të akuzuar për inceneratorët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme vuri nën akuzë 11 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit e bashkisë së Elbasanit, një biznesmen dhe dy administratorë të incerenatorit në Fier.

Ish deputeti i PS, Alqi Bllako dorëzoi mandatin e depuitetetit në Kuvend, duke hequr dorë nga imuniteti dhe përballur me drejtësinë si qytetar i thjeshtë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”. Shoqërimi i tij u bë pasi GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Hetimi për këtë nisi pas kallëzimit penal të Partisë Demokratike, LSI dhe Nismës Thurje dhe në qendër të hetimit ishte kontrata koncesionare mes ministrisë së mjedisit dhe kompanisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”. Hetuesit thonë se kanë gjetur veprime të kundërligjshme dhe korrupsion.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *