• |
ide | kryesore

Frika nga pushtimi, Tajvani studion taktikat e luftës të Ukrainës

-Instant, Lajme, Planet



Tajvani ka formuar një grup punë për të studiuar taktikat e luftës në Ukrainë, sipas ministrit të mbrojtjes së vendit, shkruan skynews.

Ministri i mbrojtjes i Tajvanit, Chiu Kuo-cheng tha se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me vendet e huaja për të diskutuar rreth taktikave të luftës. Tajvani po fokusohet më shumë në performancën e dobët ushtarake të Rusisë dhe rezistencën e Ukrainës, tha ai.

“Një çeshtje e tillë nuk duhet të diskutohet vetëm në takimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit, por edhe me vende të tjera që kanë marrëdhënie miqësore me Tajvanin,” tha Kuo-cheng.

Ministri tha gjithashtu se Tajvani kishte ngritur nivelin e tij të gatishmërisë që nga pushtimi rus i Ukrainës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *