• |
ide | kryesore

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, cakton masën e sigurisë “arrest me burg” për Alqi Bllakon

-Instant, Lajme, Të fundit
e-maile



Pas kërkesës së SPAK për arrestimin e ish deputetit Alqi Bllako, Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Bllakon dhe është lëshuar urdhër arresti. Ndërkohë pritet arrestimi i Bllakos, i cili një ditë më parë dorëzoi mandatin e deputetit.  Prokuroria e Posaçme vuri nën akuzë 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit e bashkisë së Elbasanit, një biznesmen dhe dy administratorë të inceneratorit në Fier.

SPAK ka paraqitur provat që vërtetojnë se kryetari i Komisionit të shpronësimit, Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit Alqi Bllako, kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë qeverisë projektvendimin dhe relacionin për shpronësim e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton se prona është “tokë arë”. Dëmi i shkaktuar sipas hetimeve të SPAK është 16 288.344 lekë. Por akuza tjetër e rëndë lidhet me pranimin e faturave fiktive për procesin e ndërtimit të inceneratorit.Mes kompanisë që ka përfituar koncesionin dhe asaj që ka bërë ndërtimin janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për disa shoqëri të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer.

Mësohet se veç tyre SPAK ka dërguar në gjykatë të dhëna të reja për Bllakon ku rezulton se ai ka udhëtuar drejt Italisë me Klodian Zoton. Referuar sistemit TIMS, rezulton që në 16.04.2019 Alqi Bllako ka udhëtuar me avion drejt Torinos së bashku me Klodian Zoton për t’u kthyer nje ditë më pas, po së bashku, nga Roma në Rinas.

 



2 Comments

    1. po si mbledhjet e partise

      filani do te flase per kete ceshtje

      pastaj filani e me rradhe

      ne fund partia vendos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *