• |
ide | kryesore

I gatshëm të shkoni në forumet e PD për vendimin non grata? Si përgjigjet Berisha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha tha sot se kombinacionet Basha-Rama në parlament marrin fund. I pyetur se a është i gatshëm të shkojë në forumet e PD për vendimin ndaj tij non grata dhe përjashtimin nga grupi, Berisha tha se çdo demokrat ka të drejtë ta çojë në të gjitha forumet.

Z. Berisha a do ndërmerrni hapa që grupi parlamentar i PD-së të jetë i plotë në parlament, pasi pavarësisht se ju merrni pjesë në parlament, figuroni si grup i pavarur?

Kombinacionet Basha-Rama marrin fund. Ato janë kombinacione antiligjore Basha-Rama. Ajo kohë merr fund. Ai vendim ka qenë nul. Unë para atij vendimi, midis momentit që ta gjykonin një vendim të paqenë organet e partisë dhe anëtarësia e partisë, unë zgjodha anëtarësinë e partisë. Anëtarësia e partisë e gjykoi atë dhe i dha Lulzim Bashës shkarkimin që meritoi më 11 dhjetor. Sot ai nuk është më këtu, dha dorëheqjen.

Z.Berisha ju e keni akuzuar z. Basha se vendimin për t’ju përjashtuar nga grupi parlamentar e ka marrë vetë dhe jo me votë. A jeni i gatshëm të shkoni në forumet e PD për vendimin tuaj non grata? 

Absolutisht cilido demokrat ka të drejtë ta çojë në të gjitha forumet. Forumet janë Kuvendi, janë Këshilli Kombëtar, i cili nuk ekziston tani. Do mblidhet Kuvendi, do zgjidhet Këshilli Kombëtar dhe çdo njeri ka të drejtë të propozojë.



4 Comments

  1. Si Qen rrugesh je bere o salih shpellkari qe lehin naten neper rrugicat e tirones,familja duhet te kujdeset per kete Qen salih shtojani dozen e Haloperidolit dhe ju shpellkare duhet te kujdeseni me shume

    1. Rrogë 6 mijë euro në muaj nga inceneratorët, por babai i Alqi Bllakos rezultonte i punësuar si brumëgatues.

      Do më për Belulin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *