• |
ide | kryesore

Inter, rikuperimi për titullin kalon nga një tabu: në ‘Stadium’, ndaj Juventus, fitorja e fundit në 2012-ën

-Instant, Sport



Kundër Juventusit dhe kundër… stadiumit. Interi do të tentojë të dielën në mbrëmje të rigjejë fitoren në kampionat pas dy barazimeve ndaj Torinos dhe Fiorentinës dhe pengesa nuk do të përfaqësohet vetëm nga skuadra e Allegrit, katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, por edhe faktori fushë duke qenë se zikaltrit nuk fitojnë në ‘Stadium’ prej gati dhjetë vjetësh: ishte 3 nëntor 2012, golat nga Milito (dygolësh) dhe Palacio që rikuperuan golin e bardhezinjve të shënuar nga Vidal. Që atëherë, tre barazime dhe shtatë suksese të Juventusit.

Derbi i Italisë gjithmonë në një nivel të lartë, me Juventus macen e zezë të Interit edhe në vitet më të vështira të bardhezinjve, ato pas rikthimit të tyre në Serie A, kur seria e nëntë titujve radhazi të kampionatit ishte vetëm një projekt: zikaltrit do të luajnë gjithashtu edhe kundër një tabuje, pavarësisht se përplasja e fundit direkte – në Superkupën e Italisë – përfundoi 2-1 në favor të skuadrës së Inzaghit (1-1 ndeshja e vajtjes në kampionat).

Duke numëruar dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, që do të thotë nga sezoni 2018-19, bilanci vazhdon t’i buzëqeshë Juventusit me pesë fitore, tre barazime dhe dy humbje. Sezonin e kaluar, bardhezinjtë, në atë kohë nën drejtimin e Pirlos, kishin arritur të mposhtin Interin e Contes, që megjithatë kishte mbërritur në Torino me titullin tashmë të siguruar dhe të festuar vetëm dhjetë ditë më parë.

Me pak fjalë, ndjekja e Interit ndaj kryesuesve të Milan rinis prej një nga fushat më të vështira historikisht: një motiv më shumë për grupin e Inzaghit, i thirrur në cështje për të treguar në fushë dëshirën për të mbajtur të hapur deri në fund garën e kampionatit dhe për të mbajtur akoma në distancë rivalët e Juventusit, tani vetëm një pikë larg (me Interin që megjithatë duhet të rikuperojë një ndeshje).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *