• |
ide | kryesore

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjedh Zëvendëskryetarin e ri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme ku rend kryesor i ditës ishte zgjedhja e Zëvendës Kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kjo mbledhje u organizua në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjatë mbledhje u hodhën në diskutim dy pika: Të lënë komisionin me anëtare zëvëndësuese zonjën Seiti dhe të caktojnë përkohësisht një anëtar të përhershëm për aq muaj sa do të zëvëndësohet.

Me tetë vota u vendos që në Komison të ketë dy anëtarë zëvëndësues deri në momentin që anëtari të zgjidhet nga shoqëria civile. KLP vendosi që zoti Alfred Balla zëvëndëson Bujar Sheshin si kryetar në Komisionin e Zhvillimit të Karrierës ndërsa anëtari i Këshillit Tartar Bazaj zevëndëson ish anëtarin Sandër Beci si Kryetar në Komisionon e Planifikimit të Buxhetit. Vendimi u miratua me 8 vota dhe hyn në fuqi menjëherë pas mbledhjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *