• |
ide | kryesore

Kishte mungesë dokumentacioni, 36-vjeçari tenton të korruptojë policin në Rinas

-Instant, Lajme, Të fundit



Procedohet penalisht një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të mitëdhënies.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit është kaluar për kontroll më të detajuar në vijën e dytë, shtetasi N. K., i cili kishte mangësi në dokumentacion.

Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar një kartmonedhë me prerje 50 euro.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi N. K., 36 vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *