• |
ide | kryesore

Lufta Ukrainë-Rusi, Cavusoglu: Putin mund të vizitojë Ankaranë

-Instant, Lajme, Planet



Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu  së fundmi në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se presidenti rus Vladimir Putin mund të udhëtojë në Turqi si pjesë e negociatave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Delegacioni rus tha se mund të vinte me presidentin Putin, pasi ukrainasit e bënë propozimin e tyre me shkrim. Ne po ecim në këtë mënyrë, bazuar në mirëkuptimet e arritura gradualisht nga delegacionet, por nuk mund të jap një datë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuarës në kuadër të këtyre bisedimeve  pritet që në një javë ose dy mund të ketë një samit tjetër të nivelit të lartë.

Me udhëzimin e presidentit Erdogan, unë jam kontakti dhe kam takuar dy kolegët e mi të ministrive të jashtme.

“Tani presim Putinin në Turqi, është e mundur, por nuk mund të jap data, pasi prioritet tani është një armëpushim që qëndron, sepse bombat vazhdojnë të bien“, tha Çavusoglu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *