• |
ide | kryesore

Mario Balotelli di ku të shënojë: shfaq hapur dashurinë për Francesca Montin

-Instant, Sport



Ka nga ata që thonë se i kanë parë disa herë duke bërë sjellje dashurore, para dhe pas darkës, mes një dyqani dhe një shëtitjeje në rrugët qytetase të Massa Fermanas. Nga ana tjetër, postimi i Super Marios flet qartë: “Dashuria është emocioni më i fortë dhe më i bukur që mund të ndjesh, ndaj dashuri, faleminderit, ta duam njëri-tjetrin përgjithmonë”. Ky është tashmë dedikimi i Mario Balotellit për të dashurën e tij të re, Francesca Monti, në një postim në Instagram të shoqëruar me një foto që portretizon çiftin të përqafuar.

KUSH ËSHTË FRANCESCA
Francesca Monti, 23 vjeç e shumë e rezervuar për jetën e saj, është me origjinë nga Fermo, në rajonin Marche. Ajo punon në zonën e Civitanovas, në bregdetin e Adriatikut. Zeshkania ka hyrë në zemrën e sulmuesit të Adana Demirspor, i cili në të kaluarën është lidhur gjithnjë me bukuroshe si Raffaella Fico, Clelia Carleen, apo Dayane Mello. Tani sulmuesi italian duket se ka gjetur pak qetësi me Françeskën. Ajo që flet hapur, përveç shkrepjeve fshehurazi dhe të postuara tashmë nga fansat, është ai dedikim në Instagram, dhe ajo “përgjithmonë” thuajse asnjëherë e përdorur nga Balotelli, që kthehet në një impenjim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *