• |
ide | kryesore

Mbërrin në Gjykatë kërkesa e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
alqi bllako



Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dërguar në GJKKO këtë të enjte kërkesën për arrestimin e Alqi Bllakos.

Kërkesa erdhi pak orë pasi dorëzoi mandatin e deputetit.

Ndërkohë që në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca gjyqësore këtë të enjte për caktimin e masave të sigurisë për nëntë zyrtarët për të cilët SPAK ka kërkuar arrestimin.

Mes tyre është edhe kërkesa për arrestimin e ish deputetit socialist Alqi Bllako. Kujtojmë që më datën 29 mars, SPAK iu drejtua Kuvendit me kërkesë për autorizim për arrestimin e Bllakos duke qenë se ai kishte mandat deputeti.

Por ditën e djeshme Bllako hoqi dorë nga mandati për t’u përballur me drejtësinë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *