• |
ide | kryesore

Misteri/ A u arratis Alqi Bllako pas dorëzimit të mandatit të deputetit?

-Instant, Arkiva, Lajme



Policia njoftoi sot arrestimin e disa të akuzuarve për aferën e inceneratorëve. Madje disa prej tyre u fotografuan në hyrje të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të shoqëruar nga policët.

Por deri në orët e vona të natës nuk ka një konfirmim për arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Menjëherë kanë nisur spekullimet, sipas të cilave Bllako është arratisur jashtë vendit.

Gjatë të gjithë ditës, në media qarkulluan lajme për vetëdorëzimin e tij në polici, por pavarësisht raportimeve sporadike, mungoi një konfirmim zyrtar nga policia për ekzekutimin e urdhër-arrestit të SPAK.

Versioni i arratisjes gjithsesi mbetet një spekullim për momentin, por zyrtarët më të lartë të policisë kanë disa orë që kanë ndërprerë çdo komunikim me gazetarët.

Tymnajën e shton më shumë një postim i avokatit të Alqi Bllakos në Instagram, që ka nxjerrë foton nga një avion me mesazhin: Përqafime!

Alqi Bllako u duk se pranoi verdiktin e gjykatës që nga momenti që i dërgoi Kuvendit kërkesën për të dorëzuar mandatin. Pavarësisht se pretendon pafajësinë, deputeti u shpreh se ishte i gatshëm të përballej me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë. Por fakti që nuk është arrestuar ende të bën të mendosh se Bllako ia ka mbathur dhe zvarritja e procedurave, statusi në Facebook, mund të ketë qenë një lojë për t’ia hedhur policisë.

Statusi i plotë i Alqi Bllakos para se të dorëzonte mandatin

Të nderuar miq!

Natyrisht jam i tronditur nga kërkesa e SPAK-ut për ndalimin tim. Kam bindjen e thellë që një proces i paparagjykuar dhe i drejtë do ta provonte lehtësisht pafajësinë time; me bindjen e palëkundur se as kam shkelur kurrë ligjet e vendit e madje as kam thyer kurrë etikën e detyrës që kam ushtruar!

Sidoqoftë, nuk ka arsye të angazhohet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për këtë çështje dhe as nuk dua të përfitoj apo të më ofrohet një trajtim ndryshe nga çdo qytetar tjetër i vendit tonë.
Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik.

Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj. Si një qytetar i zakonshëm, si prind dhe familjar i përgjegjshëm; dhe mbi të gjitha si një shërbëtor publik, që padyshim e kupton se çdo angazhim vjen edhe me çmimin e përbaltjes politike apo edhe me detyrimin e sqarimit të së vërtetës para drejtësisë!

Ju jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen!

Mezi pres t’u provoj të vërtetën dhe të drejtën e pastër miqve, dhe padyshim armiqve!



11 Comments

    1. Ore mos e kane hequr qafe keta mafiozet e bandes ne pushtet dhe tani deklarojne se; “iku ne drejtim te paditur”, kushedi se ku e kane groposur “fukarane”, ai dinte shume…..

  1. Te degjeneruarit socialist kan cen dhe jan dhe kan per te cen gjith jeten.prostitutat me te ndyra te Shqiperise.

  2. Ore mos e kane hequr qafe keta mafiozet e bandes ne pushtet dhe tani deklarojne se; “iku ne drejtim te paditur”, kushedi se ku e kane groposur “fukarane”, ai dinte shume…..

  3. Bravo i qofte Alqiut qe eshte arratisur.

    I ka thene Rames ik pirdhu se nuk behem une viktima e korrupsionit tend dhe te Arben Ahmetajt.

    Duke refuzuar burgun per ideal te partise, la cullak Ujkun e Surrelit.

  4. Nuk ka mundesi te kete ikur ne drejtim te paditur. A ju kujtohet premtimi i Rames ne 2013-en? Me ne ne qeveri, nuk do te ike askush ne drejtim te paditur

  5. Nuk ka mundesi te kete ikur ne drejtim te paditur. A ju kujtohet premtimi i Rames ne 2013-en? Me ne ne qeveri, nuk do te ike askush ne drejtim te paditur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *