• |
ide | kryesore

Moti i keq paralizon Portin e Durrësit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoriteti Portual Durrës ka informuar mbi mbi situatën e motit, i cili ka paralizuar lëvizjen e trageteve dhe anijeve.

Sipas AP, mëngjesin e sotëm vijon prezenca e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke ndikuar në veprimtarinë në Portin e Durrësit.

Tragetet ndodhen të akostuara në Terminal, pa mundur të nisen nga të dyja anët e Adriatikut. Anijeve të tonazhit të ulët u është pezulluar përkohësisht dalja në det, deri në një urdhër të dytë të Kapitenerisë së Portit. 4 anije tregtare ndodhen të akostuara në kalatat portuale, në pritje të përmirësimit të kushteve të motit, për të vijuar procesin e përpunimit.

Forca e erës shënon 10-11 m/s, ndërsa forca e detit deri në 7 në det të hapur.

Autoritet detare, Autoriteti Portual Durrës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë monitorimin e situatës minutë pas minuti, për shmangien e avarive detare deri në rikthimin në normalitet të situatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *