• |
ide | kryesore

“Mund të gabosh, por kur e sheh, e jep me dashje”: Plori akuzon hapur arbitrin Ferataj për golin e anulluar

-Instant, Sport



“Sapo e pashë përsëri në dhomat e zhveshjes. E pashë edhe një herë me përsëritje, është e çuditshme. Ne nuk bëjmë mirë që flasim për arbitrat, por duhet të flasim se kemi gjithë punën dhe investimin. OK, gaboi arbitri dhe në moment ka gabuar, por në momentin që e jep pastaj duke e parë, e jep me dashje. Po shkove dhe e pe, çfarë të thuash?”. Elvis Plori, trajneri i Vllaznisë nuk gjen paqe pasi pa ti anullohet goli në minutënm e 93, që do ti jepte fitoren skuadrës së tij, në gjysëmfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Partizanit. Tekniku kuqeblu e shtyn dozën e dyshimit, duke aluduar se kjo ishte e qëllimshme: “Janë momente entuziazmi dhe gjithë skuadra po festonte. Në minuta e fundit dhe kur ke një ndeshje të tillë ku një gol bën diferencën, them se ishte entuziazmi i skuadrës që e nervozoi më shumë. Isha i sigurt që edhe po ta shihte në VAR, do e jepte gol, kjo është e çuditshme”.

Aralica shënoi me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi, e fillimisht Ferataj vlerësoi golin, por më pas u thirr nga VAR dhe pasi pa pamjet sinjalizoi faull të sulmuesit ndaj Belicës, edhe pse mbetet më shumë se një dyshim: “Kjo situatë merret në dy anë, unë do të shoh anën pozitive dhe mendoj ta luftojmë në pjesën psikologjike. Të tjerët të bëjnë punën e tyre dhe ne të bëjmë punën tonë. Ne duhet të gjejmë forcën që të gjejmë skuadrën entuziaste që tregon lojën e vet – tha tekniku i kuqebluve, duke shtuar -. “Unë duhet t’i referohet edhe ndeshjes me Egnatian, se edhe aty ka pasur të njëjtën situatë duke shkuar te VAR-i gjyqtari. Jam munduar të qetësoj skuadrën që të mos bëjnë gabimet e mëparshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *