• |
ide | kryesore

Pankina e Artë e Serie A 2020/21: Conte mund Piolin me vetëm një pikë

-Instant, Sport



Antonio Conte është fituesi i Pankinës së artë 2020/21: trajneri aktual i Tottenhamit, protagonist i titullit të sezonit të kaluar me Interin, me 20 vota mundi me një pikë Stefano Piolin, trajnerin e Milanit. Gian Piero Gasperini (Atalanta) përfundoi i treti me 8 votat e marra nga kolegët e tij. Për Conten është cmimi i gjashtë: përveç katër pankinave të arta, një pankinë e argjendtë është çmimi special i 2018-ës për Premier Ligën e fituar me Chelsean. Pankina e argjendtë, e rezervuar për trajnerin më të mirë të Serisë B, shkoi për Alessio Dionisi, protagonist i vitit të kaluar në promocionin e Empolit.

Edicioni i tridhjetë i Pankinës së artë ishte një ceremoni ‘on tour’, në të cilën çmimi iu dha Contes direkt në selinë e Spurs. “Jam i lumtur – theksoi menaxheri i Tottenham – sepse është një çmim që më jepet nga kolegët e mi teknikë. Do të doja ta ndaj këtë mirënjohje me stafin dhe me lojtarët me të cilët përjetova rrugëtimin e sezonit të kaluar te Inter.”

“Përgëzime për Antonio Conten dhe për të gjithë fituesit – ishin fjalët e presidentit të FIGC, Gabriele Gravina -. Ky është një çmim prestigjioz që rinovohet në vazhdën e traditës sonë të madhe. Në një futboll vazhdimisht në zhvillim, shpresoj që këto trajnerë të mëdhenj do të jenë nxitje dhe shembull për gjeneratat e reja, veçanërisht në fushën e formacionit dhe përditësimit të vazhdueshëm”.

“Antonio Conte e meritoi këtë çmim – është komenti i presidentit të Sektorit Teknik, Demetrio Albertini – sepse ai arriti, në një kohë të shkurtër, të transferonte mentalitetin dhe filozofinë e tij te lojtarët; ai pati kënaqësinë e madhe të gjetjes së ideve të tij në fushë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *