Emisioni “Top Story” nuk mundi ta transmetonte episodin e fundit të tij nën këtë emër përpara transformimit në “Inside Story”. I programuar për t’u transmetuar mbrëmjen e së mërkurës ai u hoq nga transmetimi me një urdhër të fundit nga drejtuesit e Top Channel.
Një prej drejuesve të këtij emisioni, Endrit Habilaj ka shprehur zhgënjim në rrjetet sociale.
“Emisioni “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, është realizuar nga Esmeralda Keta, fituese e dy çmimeve të BE. Tema është realizuar fare pa ndërhyrjen time. Dhe kjo mund të provohet lehtësisht duke kontaktuar Esmeraldën. Emisioni është anulluar dje, në 30 Mars 2022.
Emisioni i Rilindjes Urbane, ishte raportuar tek Bashkimi Europian, një projekt që e fitoi nëpërmjet aplikimit tim dhe FES. Unë sot e kësaj dite, këtë temë nuk e kam parë” shkruan – Habilaj në rrjetet sociale.
Pretendimet e tij vetë televisioni në një shkrim të titulluar “Larguam gjobaxhinjtë” thotë se emisioni kërkonte të vinte gjiba ndaj u anulua.
“Në fakt është hequr një material i cili ashtu si dy tre javët e fundit, ishte lënë për t’u transmetuar në mirëbesim dhe jashtë kontrollit editorial të Top Channel. Por kur bordi shqyrtoi materialet dhe vuri re shkeljet e rënda etike dhe profesionale, mori vendimin e mos transmetimit të kësaj gjobe, vënë në emër të dy personave që dikur punonin në Top Channel, dhe jo në interes të së vërtetës” – shkruan TCH.
Por akuzat më të forta i bën ish-kryeredaktori i “Top Story” që akuzon drejtuesit e TCH për vendosje gjobash ndaj biznesmenëve.
“Unë kam dhënë dorëheqjen në 28 shkurt 2022. Nga ajo ditë, nuk kam patur fare akses për emisionin Top Story.
Një pyetje për Vjollca Hoxhën, a ke vënë gjobë ti ndaj Samir Manes, duke anulluar emisionin “Kadastra e Vlorës”?!
Një pyetje për Sokol Ballën, a po i vë gjobë fabrikave të prodhimit të vezëve dhe çfarë gjobash i ke premtuar Vjollca Hoxhës, me ardhjen në Top Channel.
Zonja Hoxha, përse po i bie Kadastrës përditë, a ke kërkuar legalizimin e objektit Folie tek pedonalja dhe më pas ndërtimin e një kulle aty?” – pyet por akuzon Habilaj.
Akuza ka dhe për emrin e emisionit.
“Pak kohë më parë, redaktori i emisionit investigativ, Top Story dhe disa elemente të tjerë, u është ndërprerë marrëdhënia e punës, për shkak se janë gjetur në shkelje të kontratës së punës dhe në cenim të imazhit të televizionit.
Ekipi ligjor i Top Channel është duke përgatitur dosjen përkatëse, për t’jua përcjellë autoriteteve, për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore dhe dëmin që i është shkaktuar kompanisë nga këta individë, të cilët kanë përdorur profesionin dhe emisionin, si mjet gjobash dhe kërcënimesh, duke keqpërdorur edhe donacione të huaja.
Sot, këta individë ose më saktë njëri prej tyre, Endrit Habilaj, i cili ka akses në faqen e emisionit në Facebook, ka lëshuar një tjetër shpifje në drejtim të Top Channel.
Emisioni nuk është mbyllur. Top Story si emër nuk ka lindur në vitin 2018, atëherë kur u mor dhe u transformua ashtu siç është sot. Top Story ka lindur në tetor të vitit 2006 dhe për 11 sezone ishte emisioni më i suksesshëm politik në ekran” shkruan TCH, por Habilaj jep një tjetër version.
“Ky shkrim është i turpshëm dhe që nuk i bën nder jo Top Channel, por askujt.
Faqja e facebook, është krijuar nga ekipi i Top Story dhe me ardhjen e Sokol Ballës kjo faqe u kërkua ti kalohej atij. I sugjerojë të ngrejë një faqe vet, siç ka ngritur shumë gjëra.
Ekipi i Top Story, nuk është njoftuar për ndërrimin e emrit dhe që emisioni politik i Sokol Ballës do të merrte këtë emër. Thirrje për kolegët, ky është TOP CHANNEL!” – e mbyll Habilaj me premtimin se gjithck vijon…©LAPSI.al
TOP HALEJA ESHTE I NJEANSHME
NDERA ZJEN PER ICENERATORET TOP HALEJA VAZHDON ENDE ME PD
Ishalla sa me shpejt hajde o Sali Berisha dhe shkerdhejau motrat ktyre fisqirave te TCH
Mes gjobaxhinjsh, mesa duket njihen mire!
Na mbyti llumi….
Ik mer kar se do vij tirona era malok pastaj
TOP HALEJA
TOP PERPUTHEN
KANAL LIBERAL
“Dritare.net” disponon ligjin që u miratua nga qeveria Berisha në prill të vitit 2013. Sipas Bellos ky ligj i ka mbyllur derën Shqipërisë që të kërkojë përfitime specifike financiare nga TAP, siç është transit fees. Çështja e transit fees është mbyllur te ky ligj, që te gërma c,d, e,Ti po kerkon ti perdhunoje salihu o shpellkare,ate qe salihu ka bere me ju shpellkaret nuk ka bythe ta beje me top chanell o bythqire byrektorist
Hale Arnautistani! Ky ven eshte kthyer ne hale te madhe!
Allbania nje bahçe me mut.