• |
ide | kryesore

Po puntonte me vinç, aksidentohet për vdekje i riu në Shijak

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shijak. Një 30-vjeçar është aksidentuar duke punuar me vinç dhe si pasojë ka humbur jetën. Sipas policisë vendore, aksidenti në punë u regjistrua rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. Dervishi.

I biri i administratorit ka qenë duke punuar me vinç kur është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Babë e bir kishin një firmë mermeri në Shijak, ku punonin së bashku. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *