• |
ide | kryesore

Po transportonin 7 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën policisë, kapen dy të rinjtë nga Tirana

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy të rinj nga Tirana kanë rënë në prangat e policisë në Gjirokastër, pasi akuzohen se kanë ndihmuar emigrant të paligjshëm të kalojnë kufirin, kundrejt fitimit. Policia bën me dije se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. T., 21 vjeç dhe D. H., 24 vjeç, banues në Tiranë. Mësohet se në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Vanistër”, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin F. T., i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar.

Policia u vu në ndjekje të mjetit dhe në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, kanë kapur shtetasit F. T. dhe D. H., të cilët ishin duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Automjeti i tyre dhe dy aparate celulare u sekuastruan nga policia. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *