• |
ide | kryesore

16 raste të reja me Covid në Shqipëri, asnjë jetë e humbur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



480 të infektuar aktivë janë aktualisht në vendin tonë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 82 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë kryer 851 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 34 qytetarë në Tiranë, 8 në Lushnje, 5 në Durrës, Divjakë, Sarandë, 3 në Fier, Himarë, 2 në Lezhë, Delvinë, Kuçovë, Peqin, 1 në Shkodër, Pukë, Kukës, Kurbin, Kamëz, Dibër, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Korçë, Poliçan.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,787 që nga fillimi i epidemisë.

Deri më tani janë kryer 2,762,715 vaksinime në total në vendin tonë.

269,787 qytetarë janë shëruar deri më tani nga COVID, ndërsa numri i viktimave që humbën betejën me virusin e padukshëm është 3,492.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes“, sipas ministrisë.

Statistika (01 Prill 2022)
Raste të reja ditore 82
Të shëruar në 24 orë 71
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 851

Testime totale 1,778,617
Raste pozitive 273,759
Raste të shëruara 269,787
Raste Aktive 480
Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 236
Vlorë 63
Fier 56
Gjirokastër 34
Durrës 20
Elbasan 18
Berat 14
Shkodër 13
Kukës 9
Korçë 8
Lezhë 5
Dibër 4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *