• |
ide | kryesore

Arrestohet kambisti në Durrës, sekuestrohen miliona lekë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e së premtes policia e Durrësit ka bënë në pranga një kambist si dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme parash.

Arrestimi i kambistit H.A 60-vjeç u bë nga policia nën akuzën e informalitetit, pasi fshihte të ardhurat nga veprimtaria në këmbimin valutor.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Valuta”, për goditjen e informalitetit. Fshihte të ardhurat e përfituara nga veprimtaria e këmbimit valutor, vihet në pranga një kambist.

Sekuestrohen një shumë e konsiderueshme parash.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e informalitetit, bazuar në informacionet e marra dhe punën profesionale hetimore disa javore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Valuta”

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi H. A., 60 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, duke ushtruar në mënyrë të paligjshme dhe të vazhdueshme veprimtarinë e këmbimit valutor.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



2 Comments

  1. Bravo policia e kapen edhe ate qe bente evazion fiskal, tani do te shtrohen te gjitha rruget e Shqiperise…… Usluga e Sadri Abazit edhe ne kohen kur ishte PD-ja ne pushtet nuk te jepte fature tatimore kur dikush blinte tek fabrika dhe keta bejne show me nje kambist

    1. E grabiten dhe kete hallexhiun. Vidhen tendera miliona eurosh, por policia merret me hasanin qe mundohet te fitoje buken e gojes. Policia leshit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *