• |
ide | kryesore

Atentati tek Astiri/ U raportua për të shtëna me armë, i kërkuari i policisë braktisi mjetin me xhama të thyer

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur mbrëmë pas mesnate në zonën e Astirit në Tiranë , ku u raportua për të shtëna me armë zjarri. Mësohet se efektivë të komisariatit nr.5 kanë ndërmarrë operacionin me qëllim arrestimin e një personi të kërkuar për ‘Grabitje me armë”. Personi nuk është mundur të ndalohet pasi ka braktisur mjetin dhe personi/at që ishin në makinë, janë larguar me vrap duke i shpëtuar prangave të policisë.

Makina e cila është kontrolluar dhe ku dyshohej se ishte personi në kërkim ka mbetur në rrugë, ndërkohë që dyshohet se një prej xhamave të saj është thyer si pasojë e përdorimit të armës.

Për aksionin nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Policisë së Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *