• |
ide | kryesore

Dyshimet/ Si u bë palë policia në paktin e fshehtë të Alqi Bllakos

-Instant, Arkiva, Kryesore



A ka qenë policia e shtetit pjesë e një skeme ekstra ligjore duke u bërë palë e negociatës së dorëzimit me kusht të ish deputetit Alqi Bllako?

Këto dyshime kanë ardhur duke u bërë më të forta nga sjellja e drejtuesve të lartë të unifomave blu. Dje, që nga pasditja e së enjtes e deri në orët e para të mëngjesit, nga drejtori i policisë së shtetit Gledis Nano e deri tek drejtuesit e Tiranës, i mbyllën telefonat për gazetarët. Kjo u vu re menjëherë sepse reporterët më të njohur të kronikës në vend filluan të reagojnë ndaj këtij terri informativ. Klodiana Lalangriti fillimisht zërin në rrjetet e saj sociale: “Gledis Nano doli në një konferencë speciale pas mesnate për kapjen e Nuredin Dumanit, por nëse e gjetën apo jo Alqi Bllakon nuk thotë asnjë fjalë”, shkroi ajo. 

Heshtja u bë edhe me shqetësuese sepse në mesidtën e së enjtes u përhap një lajm i rremë sikur ish deputeti qe vetëdorzuar në drejtorinë e policisë së Tiranës. Edhe gazetarja tjetër e kronikës, Anila Hoxha e Top Channel shkroi: “Të mos respektosh ligjin për të informuar publikun kur i lakuar është një ish deputet, në mos paaftesi është diçka tjetër”.

Lexo me tej:

Orët e fundit të Alqi Bllakos/ Me kë e negocioi ish-deputeti i Partisë Socialiste dorëzimin në polici?

Por çfarë ishte tjetër? Çfarë fshihej pas kësaj heshtjeje?  

Atë e bënte më të çuditshëm edhe një fakt jo i zakontë. SPAK pati njoftuar se që në datë 30 mars, pra parpara se ti kërkonte parlamentit heqjen e imunitetit, i kishte lënë detyrë policisë ta mbikqyrte Alqi Bllakon. “Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikëqyrje të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë” thuhej në komunikatë.

Me këmbët e veta drejt burgut/ Ç’fshihet pas prangosjes së Alqi Bllakos?

Pra ai nuk duhej lënë të largohej nga vendi, apo të tentonte ti shmangej drejtësisë. Po atëhere çfatë kishte ndodhur? Gazetarja Anila Hoxha ngre disa pyteje: “Përse Policia e Shtetit nuk ju bind SPAK dhe nuk e mbikqyri Alqi Bllakon? Përse policia nuk e dinte adresen e tij dhe cilat ishin lëvizjet e tij përpara se të jepej vendimi i gjyqtares Irena Gjoka? Ishte urdhëruar ta monitoronte të dyshuarin, çfare po bënin brravoçunat , të pakompromisët dhe ligjdashësit?
Të dërgosh policët me fletën e arrestit duke patur zero informacion, në mos paaftësi është diçka tjetër. Mos ta gjesh të dyshuarin që u shfaq i gatshëm përmes lënies se mandatit dhe per 8 orë të vish vërdallë derisa Bllakos iu tek e shkoi vetë ne polici, në mos paftësi është diçka tjetër…”

Pra pyetja që shtrohet është se çka ndodhur ato tetë orë që ish deputeti nuk gjendej dhe se përse e ka shfrytëzuar ai këtë kohë?

Duke ditur përgjegjësinë që kishte, sepse SPAK e kishte urdhëruar që prej të martës ta mbante në mbikqyrje ish deputetin, policia bëri edhe një gafë tjetër. Ajo zvogëloi, me një komunikatë të gënjeshtërt, kohën e zhdukjes së Bllkos. Sikurse vërehet në dy faksimilet poshtë policia pretendon se se ai është dorëzuar në mbrëmje kurse në komunikatën e SPAK theksohet në mënyrë preçize se kjo ka ndodhur në ora 3 30 të mëngjesit.

 

Në fakt gjatë këtyre orëve të ankthit, disa oficerë policie u kanë konfirmuar jo zyrtarisht gazetarëve se ata nuk po e gjenin shumë të kërkuarin dhe se ai kishte avulluar. Madje prej këndej dolën edhe fjalët se ai ishte arratisur. Disa madje pretendonin se ai gjendej në Kosovë për të shkuar më pas me një mikun e vet të ngushtë drejt Beogradit apo Sofjes.

Andi Bushati: SPAK s’ka vlerë për ndëshkim, por për vizatim

Por pavarësisht nga këyo pandehma ka disa gjëra që mbeten të paqarta. Si shpjegohet që Alqi Bllako iu zhduk fillimisht policisë? Kush e hapi më pas, lajmin e rremë që shërbente për të fituar kohë se ai u vetëdorzua në Drejtorinë e Tiranës dhe pse policia nuk e përgënjeshtroi asnjëherë këtë? Pse heshtën drejtuesit e saj? Dhë më në fund, pse gënjyen për orën e dorzimit të tij?

Një version hipotetik ka dhënë për Lapsi.al një zyrtar i lartë i drejtësië. Sipas tij “Alqi Bllako e dorëzoi vullnetarisht mandatun e deputetit duke shpresuar se një ditë më pas Gjykata e Posatçme, nuk do të merrte vendim për qëndrim në burg. Kur e ka parë se pritshëmirtë apo ato që i kishin premtuar nuk i’u realizuan, ai ka dashur të negociojë: “Unë do flas po më plasët brenda”. Ai e dinte se një arratisje e tij i prishte punë qeverisë në imazh dhe të ndërkombëtarët, prandaj e ka luajtur këtë kartë. Me siguri që ka marrë garanci që pastaj, pasi iu zhduk policisë, shkoi e u dorëzua vetë” a thën ai. 

Askush nuk mund të vërë bast për vërtetësinë e kësaj hipoteze që zyrtari i lartë pohoi për Lapsi.al, por ama një gjë merret me mend lehtë, tetë orët për të cilat Bllako avulloi, atij nuk i janë dashur për lojë, as për të bërë humor në vigjilje të 1 prillit, por për të zgjidhur një hall dhe policia këtu, në vend që të zbatonte ligjin e ka ndihmuar atë.

Një hipotezë tjetër është se koha e zhdukjes është kërkuar nga njerëzit e pushtetit. “Ata lart e dinë që Bllako është i dobët dhe i thyeshëm lehtë. Ata kanë dashur ti bëjnë lavazhin e nevojshëm të trurit që ai të mos flasë para prokurorëve, as mos bëjë të penduarin. Hetimi për inceneratorët ka mbërritur në një pikë aq delikate sa dikush po u zbërthye i merr në qafë të gjithë. Bllakon e kanë mbajtur të fshehur për ti bërë përpunimin e fundit” thotë i njëjti burim.

Eshtë mëse e qartë se nga ora 15 45 e së enjtes deri në 03 30 të mëngjesit të së premtes dikush kishte nevojë edhe për një pazar të fundit. Cili qe ai, që Bllako të mos fliste më tepër sesa duhej? Që mos thoshte gje nga ato që dinte për inceneratorin e Tiranës? Që të duronte sa të shuhej vaala e parë edhe pastaj do ta ndihmonin nga lart? Që të mos friksohëj se Lefter Kokën e kalban në burg dhe po ia shtojnë akuzat, pasi me të do të silleshin ndryshe?

Të gjitha këto pandehma mbeten mister. Por ama një gjë është e qartë di drita e diellit, cili do që të ketë qenë pakti i fshehtë, policia në mënyrë kundraligjshme ka ndihmuar për realizimin e tij. Pikërisht për këtë, në kundërshtim të urdhërit të prokurorit, e humbi nga sytë. Pikërisht për këtë u fsheh për mbi tetë orë. Pikërisht për këtë gënjeu për kohëzgjatjen të cilën ia kishte falur vetë Bllakos. Dhe si për ti vënë kapak të gjithave, kur i kishte realizuar qëllimet akuzoi mediat se kishin mashtruar për arratisjen dhe njoftoi se ish deputeti qe vetëdorëzuar.

©Lapsi.al

 

 

 



14 Comments

  1. Fajin do ta kete saliu me siguri…

    Komisari i Pergjithshem duhet te ngreje Bordin e Deputeteve te Arrestuar!

  2. Opo lereni policine dhe meshojini faktit a do arrestohen fajtoret . Nje arrestohet per toka , nje per rroge , e nje se hengri petlla . ore po per inceneratoret do arrestohet njeri? Per milionat e eurove qe avulluan si alkol do mbaje ndonje pushtetar pergjegjesi?

  3. Dmth Bushati nuk thote qe policia u be pale, por dyshon….

    Edhe une dyshoj qe gruaja Bushatit eshte kokra kurves, po nuk kam fakte, eshte vetem nje dyshim i imi.

    1. Unë jamë i sigurtë që ti dhe ata si ti jeni raca më e fëlliqur në planet, që jua uroj të vdisni më mirë se nuk i duheni askujt për ndonjë gjë, biles as familja juaj nuk ju do, prandaj jeni kaq monstruozë.

  4. Teksa mediat ndiqnin Bllakon, Ambasadorja Amerikane, zonja Kim, u takua me Gledis Nanon dhe hapi i dyte ishte prononcimi per hetim ne Kadastren e Durresit per ceshtjen e pronave.

    Keshtu njeri skandal mbulon tjetrin dhe njerezit shperqendrohen.

    Regjistrimi i prones ne Shqiperi eshte nje krim ne cdo rreth, aq sa drejtoret e kadastres ne Vlore u nderruan 13 here brenda nje kohe te shkurter. Po keshtu si Durresi e Vlora jane tjetersuar pronat ne gjithe bregdetin shqiptar, por kjo nuk ka shqetesuar njeri deri sot, vec shqiptareve te thjeshte.

    Ndoshta Durresi mori vemendje per shkak te pronave ne Gjirin e Lalezit.

  5. Nje pyetje per lexuesit e ketij shkrime: Cfare eshte ndryshimi midis mafias dhe kesaj qeveria a e kini nje pergjigje ?

  6. Nuk e di Kimetja cfare medimi ka per keto qe ndodhin ne Albanistan?
    Po burri i ish gruas se Paulinit eshte ne gjendje te jape ndonje pergjigje?

  7. PARODI

    AGJËRIMI SIPAS RAMËS

    Ja filloi dhe Ramazani,
    muajin “i madhërishëm” fetar,
    agjërim të lehtë besimtarëve,
    qoftë për ta një muaj i mbarë.

    I gjithë populli të agjërojë përditë,
    kështu ca para mënjanë do ketë,
    por mos hani natën si një lopë,
    që shkelmon kovën e qumështit t’vet!

    Shmangni ushqimet dhe lëngjet,
    mos kryeni marrdhënie seksuale,
    shmangni sjelljet e fjalët e këqija,
    mos mashtroni nëpër portale.

    Kjo periudhë do ju bëjë mirë,
    se edhe kriza na ka prekur,
    çmimet janë rritur sa më s’ka,
    por për bukë s’keni për t’vdekur!

    Tashmë rrugët janë hapur,
    kush s’ia del le të emigrojë,
    sa më pak më rehat do jemi,
    secili do mund t’bëjë ç’të dojë.

    Agjëroni të jeni pranë Zotit,
    ne politikanët mos na harroni,
    hiqni mundësisht dhe cigaren,
    por mos u shmangni t’na votoni.

    Do donim shumë të ishim si ju,
    të rrinim pa ngrënë e pa pirë,
    të mos vidhnim e mos shpifnim,
    për ju mendojmë që të rroni mirë.

    Punët e shtetit janë të lodhshme,
    na zuri bytha kallo nëpër makina,
    për të ngrënë nëpër restorante,
    e mjaft shtrenjtë kushton benzina.

    Edhe media duhet të agjërojë,
    mos t’bëjë emisione investigative,
    se dihet që janë veç për gjobvënie,
    kjo është vepër penale abuzive!

    Në një shtet të kapur heshtet,
    aferat korruptive s’mund t’i hetosh,
    maksimumi kapen cironkat,
    me peshqit e mëdhenj s’bën dot kosh!

    Bravo i qoftë militantëve demokratë,
    që rikthyen Sali NonGratën,
    kështu do agjërojnë sigurisht,
    bar do hanë ditën edhe natën.

    S’do jem për ca kohë mes jush,
    si kryeministër ndoshta largohem,
    po vjen koha të agjëroj dhe unë ,
    sekretar i NATOs mbase emërohem.

    Mos u trishtoni, kjo është bota,
    sa më shumë të vjedhësh, lart shkon,
    po vodhe një bukë futesh në burg,
    pra ja që është më mirë kur agjëron!

  8. “Nuk i shkon të djathtës. E djathta adhuron Zotin, jo njeriun. Pjesa që e mendon Berishën si zgjidhje politike, vetgënjehet nga dy arsye:

    E para, forca, sepse të trimëron Berisha, edhe më i hutuari merr zemër, thotë do t’ia dalim, por nuk ia ka dalë asnjëherë.

    Nga referendum i 94-ës Berisha është refuzuar nga shqiptarët. Nuk është e majtë Shqipëria, ka një refuzim ndaj Berishës dhe modelit të tij.Ai eshte ne burg ju hani mut si gjithmone

    1. në një muaj, palët e PD-së jo vetëm nuk janë më afër, por po tregojnë se e urrejnë njëri-tjetrin më shumë. Kjo është parë në largimin e njerëzve nga administrate e PD-së apo nga ngjarjet e rënda siç ishte tritoli i vënë në pronën e kandidatit të PD për kryetar bashkie të Shkodrës, Xhemal Bushati. Asnjë fjalë nuk tha Sali Berisha pas tritolit ndaj një kandidati të PD-së, asnjë fjalë nuk tha asnjë anëtar i Foltores, porn ë komentet mediatike thjesht kundërshtonin argumentet se dhuna është nxitur nga mënyra sesi Sali Berisha bëri politikë këto 6 muaj.

  9. Ne kohen e largqoftit ,prokuroria (hetusia),ishte brenda policise.Pra ishin “NJE”.Ndarja e tyre,u be,sepse ne demokraci,prokuroria ka detyra krejt te ndryshme nga policia,madje,policia,eshte nen vartesine e prokurorise dhe ka detyre,te zbatoje,pa asnje diskutim,urdherat e saj.Ketu,rremuja,eshte gjithkund,pra rrumpallhane komplet.Policia,nuk i bindet as ministrit te saj (pamvaresisht se kush eshte,e jo sot,qe minister,eshte buri i dashnores kolektive,qe ka patur kryeministri),e jo me prokurorise,e cila eshte krejtesisht,nen vartesine e kryeministrit.Pra strumullari,i kesaj rrumpallhane eshte vetem dhe vete Rama.Vetem “largimi”,ose se paku izolimi i kraheve te Rames (qe me siguri do te ndodhe nje dite,jo te larget),do te mund t’i marre frymen atij.Prandaj dhe lufta e madhe e Rames,eshte mbrojtja me cdo kusht e kraheve te tija,ndersa detyra imediate e drejtesise eshte shkeputja,prej Rames duke kapur krahet e tij,qe do coje drejt “falimentimit”te cdo makinacioni qe do perpiqet te beje.A do te ndodhe,???Ajo varet prej Drejtesise ,do varet,prej mosnderhyrrjes se ambasades amerikane ne “keto rrumpallhane”,si dhe ne kembenguljen e Opozites per zbulimin e cdo tentative mafioze dhe demaskimin duke e dokumentuar me fakte.

  10. Perfundimisht ky populli yne eshte komplet loqe dhe e meriton 100% t`ja fusin rilindasit e Edi Rames nga pas e nga perpara! Bile e meritojne t`ju hapet ndonje vrime e re edhe atje ku nuk kane! Yyyppp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *