• |
ide | kryesore

E rëndë në Kuçovë/ I riu bie nga soleta e një banese ku ishte duke montuar një panel diellor

-Instant, Lajme, Të fundit



Moti i keq dhe era e fortë ka regjistruar viktimën e parë në qytetin e Kuçovës. Një 26-vjeçar, Majkëll Vrapi, që ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në shtëpinë e një të afërmi të tij, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Vrapi ra nga soleta e shtëpisë si pasojë e erës, por rrëzimi nga një lartësi rreth 3 metër i shkaktoi të riut fraktura dhe shembje në të gjithë trupin.

Majkëll Vrapi u gjet pa ndjenja në tokë dhe u transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje të menjëhershme kirurgjikale por për shkak të gjendjes së tij të rënduar, 26-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ku nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *