• |
ide | kryesore

Eni Vasili largohet nga TCH dhe firmos për një tjetër TV

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Paparazzi



Gazetarja Eni Vasili nuk do të jetë më pjesë e ekranit të Top Channel.

Me rikthimin e Sokol Ballës në këtë TV, do të jetë ai që do të marrë emisionet politike në prime time duke rikthyer edhe formatin e vjetër “Top Story”.

Vasili nuk ka humbur kohë dhe ka firmosur rikthimin e saj me emisionin “Open” në News 24.

“Në kuadër të një riformatimi profesional nga ana e ‘News24’, teleshikuesit do të mund ta ndjekin emisionin e Eni Vasilit në “prime time” nga ora 21:00 deri në orën 23:00.

Gazetarja Eni Vasili ka firmosur disa ditë më parë kontratën me Presidenti i “Hysenbelliu Group”, z.Irfan Hysenebelliu, ndërsa shumë shpejt pritet që të startojë edhe emisioni” – thuhet në një shkrim të Balkan Ëeb që është portai zyrtar i këtij TV. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *