• |
ide | kryesore

I akuzuar për 7 vrasje të bujshme, mbahet sot seanca ndaj Nuredin Dumanit

-Instant, Lajme, Të fundit



Këtë të premte do të zhvillohet seanca gjyqësore nga Gjykata e Elbasanit për dhënien e masës së sigurisë për Nuredin Dumanin, të arrestuar tre ditë më parë. Seanca pritet të zhvillohet në orën 15:00 të ditës së sotme, në ambientet e spitalit të traumës në Tiranë. Gjyqtare e çështjes është përcaktuar Matilda Fetau, ndërsa prokurori, Kreshnik Ajazi.

Dumani u arrestua në Fier gjatë operacionit të zhvilluar nga RENEA. Pas përfshirjes në një atentat të ndodhur pasditen e 30 marsit ndaj Talo Çelës, një prej emrave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, Dumani u plagos në shpatull. Ai mori ndihmën e parë në spitalin e Fierit dhe u tranferua drejt Tiranës nën masa të rrepta sigurie. Policia mori informacion se Dumani pas atentatit në Elbasan është larguar për në qytetin e Fierit dhe po fshihej në një bllok pallatesh në lagjen “Apollonia”. Dumani ka qenë i armatosur në momentin e arrestimit nga forcat speciale “RENEA”. Bashkë me të, ranë në pranga edhe 5 persona të tjerë të përfshirë, 2 mjekë, një infermier, e dashura e tij dhe një person shoqërues.

Nuredin Dumani është një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, pasi akuzohej si vrasës serial, pasi ishte i implikuar në të paktën 7 vrasje. Ndaj Dumanit më herët Prokuroria ka lëshuar dy urdhër-arreste dhe ka në duar prova të mjaftueshme për ta implikuar si ekzekutor në të paktën shtatë vrasje. Dumani më herët ka qenë i akuzuar për prostitucion, por prej vitit 2022, ndaj tij rezultojnë edhe akuzat e vrasjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *