• |
ide | kryesore

Itali/ Shqiptari kapet me mbi 15 kg kokainë në makinë

Arkiva, Lajme
Itali, murin, ndërkombëtar, Itali



Një 26 vjeçar shqiptar është vënë nën arrest nga autoritetet financiare të Genova-s në Itali, me akuzën e trafikimit të 15 kg e 620 gramë kokainë.

Lënda narkotike u gjet në bagazhin e një automjeti parkuar në lagjen Sestri Ponente të Genovas.

Kokaina ishte e konfeksionuar në 14 pako brenda një çante të madhe.

Ka qënë sjellja e dyshimtë e korrierit shqiptar të drogës që ka çuar në kapjen e kësaj sasie të madhe kokaine

26 vjeçari është pikasur nga një patrullë territoriale e financës ndërsa lëvizte me sjellje të dyshimtë pranë një automjeti në një rrugicë pa krye të lagjes Sestri Ponente.

Sapo ka parë patrullën policore ai është përpjekur të largohet me nervozizëm gjë që ka kërkuar ndërhyrjen e financierëve për ta ndaluar.

Me anë të qenëve antidrogë është mundur të identifikohet se në brendësi të automjetit në të cilin ishte afruar shqiptari, u gjet çanta me mbi 15 kilogramë e 600 gramë kokainë. Shkruajnë mediat italiane.

Ndaj 26 vjeçarit është lëshuar urdhëri i ndalimit. Ai ndodhet në burgun Genova – Marassi në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *