• |
ide | kryesore

Merr fund misteri i arratisjes/ Policia e Shtetit sqaron: Alqi Bllako është në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
alqi bllako



Mbas shumë pikëpyetjesh dhe misteresh mbi vendndodhjen e ish-deputetit socialist Alqi Bllako, ka ardhur reagimi i Policisë së Shtetit. Blutë sqarojnë  Policia sqaron se  Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë  “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe aktualisht ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton policia. 

Mbrëmpati një sërë aludimesh se Bllako mund të ishte arratisur jashtë vendit, sa kohë që nga policia nuk kishte asnjë raportim zyrtar.

Mbrëmja e djeshme u shoqërua me shumë aludime për mundësinë e arratisjes së ish-deputetit Bllako. Situata është bërë akoma edhe më dyshuese pas një fotoje të publikuar në rrjetet sociale nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Hazizaj ka postuar një foto në rrjetin social Instagram të cilën e mbishkruante me fjalët: “Ciao përqafime”.



5 Comments

  1. Mosss. Sa mire do bente te ishte arratisur . Do kishin pune portalet , gazetat dhe analistet per te pakten 2 jave. Do ta tirrnin dhe do ta benin corap ceshtjen.

  2. Me Bllakon duhet te kene pune shqiptaret per te mberritur tek kreu i supervjedhjes, por sic duket i cuditeshem “dorezimi”, forca madhore merren me trajtimin e tij.

    Te shohim a do hape dot gojen apo do te na recitoje vjershen qe i kane mesuar…

  3. Dmth i paskan vazhduar negociatat me Tigrat e Partise deri ne 2 te nates dhe pastaj qenka dorezuar.

    Mos u ‘ep, shoku Alqi! Partija te do te forte!

  4. Nuk ka asnje mister. Mbreme ishte e enjte dhe te gjitha emisionet politike merreshin me djegesat. Meqe cudia me e madhe zgjat tre dite dhe keto tre dite nuk ka analiza politike, u be sikur Bllako po arratisej per te spostuar vemendjen nga megavjedhja. Te henen ka tema te reja diskutimi dhe djegesat harrohen. Taktike e zakonshme e Rames kjo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *